Italia me vështirësi kualifikohet tutje, Maqedonia e Veriut e ndal Anglinë - NACIONALE

Italia me vështirësi kualifikohet tutje, Maqedonia e Veriut e ndal Anglinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Italisë më shumë vështirësi ka siguruar kualifikimin tutje, duke barazuar me Ukrainën, derisa Anglia mori një pikë në udhëtim te Maqedonia e Veriut.

Vëmendja kryesore padyshim ishte ndërmjet Ukrainës dhe Italisë, pasi vendasit me një fitore do të avanconin tutje. Sidoqoftë, një gjë të tillë nuk e arritën duke barazuar pa gola.

Ndeshja ishte shumë e hapur nga fillimi, me “Azzurët” që kishin rastet më të mira por larg konkretizimit.

Italia e nisi fuqishëm duke rrezikuar me Federico Chiesan që dështoi nga afërsia, duke goditur traversën.

Një rast të mirë shënimi e kishte edhe Davide Frattesi, por disi s’realizoi nga disa metra distancë me portierin që bëri një pritje mahnitëse.

Ukraina kishte disa raste të rrezikshme gjatë pjesës së dytë, me sulmuesin e Chelseas Mykhali Mudryk që e rrezikoi dy herë portën e Donnarummas.

Megjithatë, asnjëra nuk i finalizoi aksionet andaj epilogu përfundimtar rezultoi të jetë 0:0.

Italia avancon si lider i dytë me 13 pikë aq sa ka Ukraina në pozitën e tretë, por me golaverazh më të dobët derisa Anglia e kishte siguruar më parë pozitën e liderit.

Në ndeshjen tjetër, Anglia nuk mundi t’i arkëtonte pikët e plota në udhëtim te Maqedonia e Veriut, me rezultatin përfundimtar që doli të jetë 1:1.

Vendasit e nisën më mirë duke shënuar me shqiptarin Enis Bardhi, që realizoi pas topit të kthyer nga penalltia (41’).

Anglia u këndell shpejtë duke barazuar fillimisht me Jack Grealish, mirëpo VAR-i e anuloi për pozitë jashtë lojë.

Heroi i “Tre Luanëve” ishte qendërsulmuesi Harry Kane që shënoi nga afërsia pas asistimit të Phil Fodenit (59’).

Anglia e mbyll këtë cikël kualifikues si lider i grupit C me 20 pikë derisa Maqedonia e Veriut në vendin e katërt me tetë sosh.

Lajme të ngjashme