Boksieri kosovar: E di që ndeshjen do ta kisha humbur nëse do të boksoja jashtë Kosovës - NACIONALE

Boksieri kosovar: E di që ndeshjen do ta kisha humbur nëse do të boksoja jashtë Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Bernardin Jakaj, një boksier kosovar, i cili fitoi meçin ndaj argjentinasit Karalitzky në mbrëmjen e organizuar nga Robin Krasniqi në stadiumin Fadil Vokrri më 5 gusht, ka dhënë komentin e tij, pasi u sulmua në komente se fitorja e tij erdhi pa meritë.

Jakaj u përball me Marcos Karalitzky në meçin e katërt të mbrëmjes dhe me vendim unanim të gjyqtarëve triumfoi, duke ruajtur rekordin si i pamposhtur deri më tani në karrierë.

Vendimi i gjyqtarëve ngjalli shumë reagime, që u përcoll dhe me brohoritje në stadium nga publiku e pastaj edhe me shumë komente në rrjetet sociale, se ishte bërë padrejtësi ndaj argjentinasit.

Tani Jakaj me një postim në faqen e tij në Facebook, ka thënë se meçin nuk do ta fitonte po të ishte zhvilluar në një vend tjetër jashtë Kosovës.

Reagimi i plotë i Bernardin Jakaj

Pershendetje,

Ndeshja ime te shtunen e kaluar me 05.08 ne Fadil Vokrri ishte me nje kundeshtar te papershtatshem.

Edhe pse nuk kam qene ne formen me te mire e fitova ndeshjen pershkak te veretjeve te gjyqtarit siq mund ta shifni edhe ne video!

E di qe ndeshjen e kisha humbe, nese do te kisha boksuar ne nje shtet tjeter, e pranoj!

Per ata ekspertat e fejsbukit:

Para 3-4 muajve qe boksova kunder shkaut me keni lavdu e tash mundoheni me m‘ul posht, por fale juve motivimi eshte edhe me i larte se sa ka qene 🤫

Respekt dhe dashuri per fansat qe me perkrahin si ne momente te mira dhe te veshtira.

Falimderit Robinit qe ma dha mundesine me boksu aty, edhe menagjerit tim - Shpetim Timy Shala.

Still undeafeted! Shifmi ne dhjetor.

Jo vetëm meçi i Bernardin Jakajt u përcoll me komente negative, pasi ishte edhe meçi kryesor i natës, ku Robin Krasniqi fitoi pasi kundërshtari i tij u skualifkua, për të cilin pati reagime të shumta, që gjykimi ishte i padrejtë.

Lajme të ngjashme