Mban rekordin e pamposhtur: Bernardin Jakaj e mposht argjentinasin, Karalitzky
Ka përfunduar meçi i katërt i natës së boksit mes boksierit kosovar Bernardin Jakaj dhe ai argjentinas Markos Karalitzky, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Me vendim unanim të gjyqtarëve, Jakaj triumfoi ndaj kundërshtarit të tij, Markos Karalitzky, duke e shpallur fitues dhe duke e ruajtur rekordin e pamposhtur në karrierën e tij deri tani.
Pas fitores, Jakas tha se “Fitoren ia dedikoj atij lartë”
Vendimi i gjyqtarëve ngjalli shumë dyshime, duke bërë që kjo fitore të përcjellet me brohoritma negative nga publiku dhe më shumë komente dhe reagime në rrjete sociale për gjykim të padrejtë.