Barcelona ia ka borxh De Jongut 17 milionë euro, një nga arsyet pse ai nuk dëshiron të largohet nga Camp Nou
Frenkie de Jong po dominon ballinat e gazetave më të mëdha botërore në lidhje me largimin e tij të mundshëm nga Barcelona në drejtim të Manchester Unitedit. Katalanasit i kanë borxh prej 17 milionëve mesfushorit holandez nga rroga, dhe kjo është në mesin e shumë problemeve pse duan ta largojnë.
Mesfushori i Kombëtares së Holandës është në Barcelonë që nga vera e vitit 2019, kur kaloi nga Ajaxi për 75 milionë euro.
25-vjeçari ka zhvilluar 140 paraqitje për klubin katalanas, duke qenë i rëndësishëm dhe në planet e katër trajnerëve deri më tani.
Problemet e mëdha financiare e kanë goditur fort Barcelonën, duke ndikuar më shumë se në çdo skuadër tjetër.
Raportohet se Barcelona i ka borxh De Jongut afër 17 milionë euro, duke e bërë plotësisht të kuptueshme se pse lojtari nuk e do largimin nga Camp Nou.
Pse Barcelona i ka borxh Frenkie de Jongut?
Borxhet e grumbulluara të katalanasve janë si rezultat i masave të ashpra të vendosura për pandeminë Covid-19, kur klubet duhej të mbylleshin plotësisht përpara se të ktheheshin në stadium, kështu duke zhvilluar shumë ndeshje pa praninë e tifozëve.
Lojtarët u pajtuan që pagat të vonoheshin në atë kohë, por kriza i kaploi dhe Barcelona dëshpërimisht po tenton të mbajë bilancet.
Synimi i klubit ishte që pagat e mbetura të shpërndaheshin në çdo kontratë, me De Jong të lidhur nën kontratë të Katalunja deri në vitin 2026.
Në mediat më të mëdha botërore, raportohet se Barcelona i ka ofruar lojtarit një shumë më të vogël se ajo që i detyrohet dhe gjithashtu kanë diskutuar për ta përgjysmuar pagën e tij vjetore, për ta lejuar klubin t’i regjistrojë lojtarët e rinj.
Legjenda e Manchester United, Gary Neville, iu drejtuar De Jongut duke i thënë se duhet të marrë parasysh veprimet ligjore kundër Barcelonës dhe të gjithë lojtarët duhet të jenë pas tij.
“Klubi harxhon para në lojtarë të rinj pa ndalë, ndërsa nuk i paguan lojtarët që i ka nën kontratë, gjë që është shkelje dhe FIFPRO duhet të ndalë në ndihmë të lojtarëve në këtë rast.”
Transferimi i De Jongut në Barcelonë
Goal më 14 korrik e kishte konfirmuar se Manchester United ka marrëveshje të plotë në parim me Barcelonën, duke u pajtuar me një transferim prej 84 milionë eurove, me të gjitha detyrimet e kryera për futbollistin me anë të një marrëveshje me kushte personale.
Që nga atëherë nuk është bërë asnjë lëvizje, me djajtë e kuq po duken të jenë të durueshëm në tentim që të shtojnë një tjetër bashkëkombëtar të Erik ten Hag në skuadrën e tij.

Barça kishte deklaruar se do të ishte e kënaqur në rast se do arrinte ta mbante holandezin në skuadër, ndërsa edhe lojtari ka shprehur dëshirën e tij për t’u mos u larguar.
“Preferoj të qëndrojë në Barcelonë. Barcelona është klubi i ëndrrave të mia.”
United ende nuk ka hequr dorë, pavarësisht shumë pengesave. Por ky kalim zor të ndodhë deri në zgjidhjen e problemit të pagave të pa kompletuara.


