Ballkani e pret në Fadil Vokrri skuadrën e mangët La Florita për ta konfirmuar kalimin në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës - NACIONALE

Ballkani e pret në Fadil Vokrri skuadrën e mangët La Florita për ta konfirmuar kalimin në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Ballkani sot luan ndeshjen e kthimit me La Fioritan në Europa Conference League, ndeshje kjo që zhvillohet në Fadil Vokrri, një javë pas fitores në San Marino me rezultat 4:0. Skuadra mysafire udhëton pa katër futbollistët e që panë më të arsyeshme punën se sa një ndeshje të karakterit evropian.

Ballkani në ndeshjen e parë shënoi nga dy gola për pjesë, me anë të Meriton Korenicës, Albion Rrahmanit dhe Albin Berishës, duke mos i dhënë fare shpresë skuadre nga San Marino për ndeshjen e kthimit.

Edhe televizioni lokal atje raportoi për ndeshjen e kthimit të cilën e cilëson si ndeshje pa shpresë edhe pse skuadra tyre nuk ka asgjë për të humbur.

Dje gjatë ditës u bë e ditur se katër lojtarë nga formacioni bazë i La Fioritas nuk do të udhëtojnë fare për ndeshjen kthyese për shkak të punës që e panë më të rëndësishme se sa të luanin në një ndeshje pa shpresë.

Katër futbollistët, Lunadei, Zafferani, Vitaioli dhe Pellegrino, do të mungojnë të martën në stadiumin Fadil Vokrri për arsyeje pune, siç njoftoi RTV San Marino.

Mungesë tjetër do të jetë edhe portieri i parë i La Fioritas, Gianluca Vivani, i cili është në dyshime për të luajtur për shkak të lëndimit që e la jashtë edhe në ndeshjen e parë.

“Ishte një javë e komplikuar për mua, por tani jam më mirë. Dëshiroja të jem këtu në këto ndeshje që i japin fund sezonit të kaluar. Për të luajtur besoj që nuk jam gati ende dhe do të ishte e udhës që sërish Venturini të ishte në fushë, i cili në ndeshjen e parë luajti një ndeshje të mirë.”

La Fiorita, kampione e San Marinos për tre vite radhazi, u mposht në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, ku përballë kishte skuadrën Inter d’Escaldes nga Andorra.

Pas eliminimit në kualifikimet, i erdhi shansi i dytë në Conference League, ku përballë i doli Ballkani, kampioni i Kosovës, e cila u tregua shumë e fortë dhe ndoshta kjo është arsyeja pse katër nga lojtarët nuk udhëtojnë në Kosovë.

Se lojtarët mysafirë kanë prioritet punën, tregon edhe faktin që futbolli në shtetin e San Marinos nuk është në nivelin e duhur, dhe rezultati që mori Ballkani nuk ishte aspak befasues.

Megjithatë, edhe pse Ballkani fitoi bindshëm në ndeshjen e parë, për ta kjo është vetëm eksperienca parë në Evropë, ndërsa La Fiorita paraqitet vazhdimisht që nga sezoni 2012/2013.

Në 10 tentimet e mëhershme, La Fiorita, lëre që nuk ka kaluar asnjë rreth kualifikues, por nuk ka arritur që në asnjë ndeshje të shënojë fitore, shpeshherë duke u mposhtur thellë me rezultatet si 10:1, 9:0, 8:0, 7:0, 6:0.

Historiku i kësaj skuadra tregon për një nivel të ulët në ligën shtetërore të San Marinos.

Kualifikimi i Ballkanit duket si çështje e kryer, që nënkupton kualifikimin në xhiron e tretë të Conference League, ku skuadra e Ilir Dajës, përballë do ta ketë fituesin nga ndeshja Sutjeska – Klaksvikar.

Lajme të ngjashme