Puna më e rëndësishme se futbolli: Disa lojtarë të La Fioritas mungojnë kundër Ballkanit, shkaku i punës
Disa futbollistë të La Fioritas kanë zgjedhur të shkojnë në punën e tyre parësore në San Mario në vend se të udhëtojnë me klubin e tyre për t’u përballur me Ballkanin në Prishtinë, në ndeshjen e kthimit të rrethit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Kampioni i Kosovës Ballkani e shkatërroi 4:0 La Fioritan në ndeshjen e parë kualifikuese në San Mario javën e kaluar dhe është buzë kalimin në rrethin e tretë kualifikues të garës së kategorisë së tretë të futbollit evropian.

Dhe siç duket lojtarët e kampionit të San Marios i kanë humbur tashmë shpresat për përmbysje të rezultatit dhe kalim në rrethin tjetër kualifikues, apo mbase nuk iu bën fare për futboll.
La Fiorita, kampione e San Marinos për tre vite radhazi, njëjtë si Ballkani, u mposht në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, ku përballë kishte skuadrën Inter d’Escaldes nga Andorra.
Shorti deshi që ajo të përballej me kampionin e Kosovës, i cili u tregua tejet i fortë për të në përballjen e parë në San Marino.
Albion Rrahmani dy herë dhe Meriton Korenica dhe Albin Berisha me nga një gol secili i ndihmuan klubit nga Suhareka ta dërrmojë skuadrën e La Fioritas.
Kujtojmë, se në xhiron e tretë të Conference League, ekipi i Ilir Dajës do të ketë përballë me fituesin i ndeshjes mes FK Sutjeska dhe Kl-Klaksvik.
Kush është La Fiorita?

Debutimin e saj në kualifikimet për në gara evropiane e filloi në sezonin 2012/13, në atë kohë u eliminua nga Liepaja, klubi që e eliminoi edhe Gjilanin e Kosovës këtë vit.
Në 10 tentimet e mëhershme, La Fiorita, lëre që nuk ka kaluar asnjë rreth kualifikues, por nuk ka arritur që në asnjë ndeshje të shënojë fitore, shpeshherë duke u mposhtur thellë me rezultatet si 10:1, 9:0, 8:0, 7:0, 6:0.
Historiku i kësaj skuadra tregon për një nivel të ulët në ligën shtetërore të San Marinos.