Babai i Erling Haalandit tregon nëse ylli i Man City do të luajë kundër Liverpoolit
Erling Haaland e ka vizituar një spital në Barcelonë këtë javë, pas lëndimi që e pësoi javën e kaluar, ka konfirmuar babai i tij Alf-linge Haaland.
Sulmuesi 22-vjeçar, i cili i ka shënuar me 42 gola deri tani këtë sezon, u detyrua të tërhiqej nga Kombëtarja e Norvegjisë për ndeshjet e marsit, pas një lëndimi në ije.
Ky lajm shkaktoi frikë serioze për Manchester Cityn, i cili është në kërkim të titullit në Premierligë dhe trofeut të Ligës së Kampionëve. Alf-linge Haaland ka konfirmuar se djali i tij u kontrollua nga mjeku i njohur botëror Ramon Cugat - një mjek i zgjedhur nga Pep Guardiolën në Katalonjë.
“Manchester City ka partneritet me një spital në Barcelonë. Erling ka qenë atje për kontrolle dhe trajtime të mëtejshme. Tani është në Marbella për disa ditë me fizioterapeutin e klubit. Kështu që ai ka një kujdes të mirë”, tha Alf-linge.
Haalandi pësoi lëndimin e tij të fundit në çerekfinale të FA Cup kundër Burnleyt, në të cilën ai shënoi het-trikun e tij të gjashtë të sezonit.
Ai është në luftë me kohën tani për të qenë i gatshëm për ndeshjen e 1 prillit ndaj Liverpoolit.
Alf-linge tregoi më shumë për gjendjen aktuale të djalit të tij: “Së pari nuk jam mjek dhe e dyta mendoj që është e mundur po asgjë e sigurt. Nuk mund të kaloni vetëm dy javë pa stërvitje dhe pastaj të shkoni menjëherë në luftë. Duhet të ketë përparim. Ata mund të rrezikojnë, por nëse ai nuk stërvitet siç duhet me ekipin, atëherë nuk do të luajë. Është mënyra se si trupi i tij përgjigjet trajnimit në ditët në vijim. Ai ka nevojë për shumë kujdes dhe përkulje të gjurit.”
City do të rikthehet me ndeshjen e radhës në shtëpi kundër Liverpoolit, përpara se të vazhdojë me përballjet e dy ndeshjeve çerekfinale të Ligës së Kampionëve me Bayern Munich, një ndeshje gjysmëfinale të FA Cup kundër Sheffield United dhe një takim më rivalët për titull Arsenalin kah fundi i prillit./Orselina Lazraj/
