Alarm te Manchester City: Haaland lëndohet dhe kthehet nga Norvegjia
Kombëtarja e Norvegjisë ka konfimuar se Erlind Haaland është dërguar në Manchester City pasi mjekët kanë konstatuar se ai ka një problem me ijë.
Haaland luajti 63 minuta në fitoren e Cityt 6-0 kundër Burnley në FA Cup, ai shënoi një hat-trick dhe u ankua për dhimbjet pas largimit nga loja.
Ai u bashkua me kombëtaren e Norvegjisë për ndeshjet ndërkombëtare dhe menjëherë ata konfirmuan rikthimin e tij në Manchester për rikuperim.
“Erling Braut Haaland kishte disa dhimbje në ijë pas ndeshjes kundër Burnley-t” thuhet në deklaratë.
“Shpresuam që të ishte thjesht një lodhje muskujve pas ndeshjes ndaj Burnley-t po pas disa ekzaminimeve ditën e djeshme, pamë që nuk mund të jetë i pranishëm në ndeshjet kundër Spanjës dhe Georgisë. Është më mirë që ai të mjekohet në Manchester City.” tha mjekja e kombëtares së Norvegjisë, Ola Sand.
Sulmuesi ka humbur vetëm dy ndeshje gjatë kohës së tij në Angli, pas një lëndimi në këmbë para Kupës së Botës, lëndimet më të mëdha i kishte në ish klubin e tij Borussia Dortmund. Mes periudhës maj 2020 dhe mars 2022 ai pësoi tetë lëndime, duke humbur gjithsej 28 ndeshje në të gjitha kompeticionet.
Lëndimi i fundit i Haaland në ijë e bëri atë të humbasë gjashtë ndeshje gjatë 42 ditëve mes janarit dhe marsit dhe nuk është e qartë se sa kohë ai do të jetë jashtë fushës këtë radhë.
Manchester City do të presë Liverpool-in me datë 1 prill, më pas do të ndeshet me Southampton para gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munich që do të luhet me datë 11 prill.