Aty ku jetojnë merimangat: Higuain shënon një gol absolutisht drithërues nga gjuajtja e lirë - NACIONALE

Aty ku jetojnë merimangat: Higuain shënon një gol absolutisht drithërues nga gjuajtja e lirë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gonzalo Higuain shënoi me anë të një prej gjuajtjeve më të fuqishme që do të shohim gjatë tërë sezonit 2022/23 për Miami FC kundër Cincinnatti.

Higuain ishte në formacionin startues për ndeshjen e Major League Soccer.

Miami FC u fut në ndeshje duke qenë afër fundit të tabelës së Konferencës së Lindjes dhe kishte nevojë për një rezultat pozitiv në garën për playoff.

Dhe Higuain pati një start elektrizues me një gjuajtje të lirë spektakolare në minutën e 22-të.

Nikoqirët fituan një goditje dënimi pak jashtë zonës së Cincinattit.

Higuain mori përgjegjësinë dhe lansoi një goditje të fuqishme për të gjetur qoshen e epërme të portës.

Ishte një rrufe e vërtetë, të cilën mund ta shihni më poshtë.


Supergol, apo jo?

Komentatori i njohur, Ray Hudson ishte ishte në detyrë për këtë ndeshje dhe komentet e tij për golin ishin brilante.

"Qartazi një golazo nga Gonzalo! Ju praktikoni këto në fushë stërvitëse derisa hëna të flejë. Dhe pastaj vjen koha juaj.

"Ja pse ai ka qenë një lojtar kaq i madh në histori. E do vëmendjen nga vetja. Dhe ajo që e bën madhështore. Vjen ora... ai e shpon këtë në cepin e sipërm ku jetojnë merimangat. Merimangat nuk jetojnë më atje. Përsosmëri nga njeriu argjentinas me origjinë franceze.”

Fansat e futbollit e kanë komentuar fuqinë e kësaj goditjeje të Higuainit. Shikoni disa prej reagimeve më poshtë...



Higuaini pastaj shënoi edhe dy gola të tjerë për të kompletuar hat-trickun. Ai tash ka shënuar shtatë gola në 18 ndeshje për klubin këtë sezon.

Fatkeqësisht për të, heroizmat e tij nuk mjaftuan me ndeshjen që përfundoi 4-4.

Miami FC tash është katër pikë prapa Cincinattit, klub i cili aktualisht zë pozitën e shtatë në tabelë.

Lajme të ngjashme