Arsenalit i vjen edhe një goditje nga Manchester City, ‘Qytetarët’ mund të paraqesin ofertë zyrtare brenda 24 orëve për yllin anglez
Arsenali mund të përballet edhe me një goditje të madhe nga Manchester City, pasi kampionët në fuqi të Premierligës kanë hyrë në garë për mesfushorin e West Ham United, Declan Rice, i cili është synimi kryesor i topçinjve për këtë verë.
Topçinjtë e kanë objektiv kryesor për afatin e verës reprezentuesin anglez, me ofertat rekord të klubit deri në 105 milionë euro që janë hedhur në tryezë. Dy tentimet e para janë refuzuar nga skuadra tjetër londineze, duke lënë derën e hapur për ofertuesit rivalë për të hyrë në garën e parave të mëdha.
The Athletic raporton se City, i cili mundi Arsenalin për titullin e Premierligës në sezonin 2022-23, është gati të tregojë forcën financiare. Një ofertë nga Etihad Stadium mund të bëhet brenda 24 orëve të ardhshme, me Pep Guardiola që kërkon të gjejë një tjetër opsion për mesfushën e tij pasi Ilkay Gundogan pritet të largohet nga Manchester si lojtar i lirë së shpejti, në drejtim të Barcelonës.
Arsenali i është afruar shumë vlerës së përcaktuar nga West Ham për kapitenin e klubit të tyre, por një shumë nëntëshifrore pritet të ndryshojë situatën. Rice është nën kontratë me skuadrën nga Londra Lindore deri në vitin 2024, me opsionin e një zgjatjeje 12-mujore përtej kësaj date, por ai po kërkon të testojë veten në një skenë të evropiane më të lartë pasi bëri mbi 240 paraqitje për ‘Çekanët’.

City përfundoi sezonin me një tripletë historike në 2022-23 – pasi fitoi Ligën e Kampionëve, FA Kupën dhe titullin e tyre në Premierligë, por ata po kërkojnë të përmirësohen edhe më tej. Ata gjithashtu mund të kërkojnë të forcojnë opsionet e tyre mbrojtëse këtë verë, me lajmet që raportojnë se kroati me vlerësim të lartë Josko Gvardiol i cili aktualisht është pjesë RB Leipzig është një tjetër nga ata që do të regjistrohet në radarin e rekrutimit të Guardiolës.

