Ilkay Gundogan vendos t’i bashkohet Barcelonës, refuzon Man Cityn dhe Arsenalin
Mesfushori i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan ka pranuar t’i bashkohet Barcelonës në afatin kalimtar veror.
32-vjeçari do të bëhet agjent i lirë në fundin e muajit, derisa ka marrë oferta nga Arsenali, Barcelona dhe Borussia Dortmund.
Përpos tyre edhe trajneri Pep Guardiola ishte i dëshpëruar për ta mbajtur Gundoganin, mirëpo duket se turku-gjermani ka zgjedhur kalimin në Spanjë.
Siç raportojnë mediat spanjolle, Gundogan ka arritur marrëveshje verbale me Barcelonën ku do të nënshkruajë kontratë trevjeçare.
Drejtori i futbollit te Barcelona Mateu Alemany do të udhëtojë të mërkurën në Mynih për ta finalizuar marrëveshjen me Gundoganin.
Përpos kësaj thuhet se lojtari tashmë i ka kryer një pjesë të testet mjekësore që do t’ia shpejtonte edhe më shumë kalimin në Spanjë.
Arsenal kishte bërë një ofertë dyvjeçare te Gundogan, derisa Dortmundi është takuar me përfaqësuesit e lojtarit por pastaj vendosen të mos bëjnë ndonjë ofertë.
Gundogan gjithashtu ka marrë siguri nga Barcelona që do të regjistrohet në La Liga, pasi siç dihet klubi katalunas ende është në gjendje të rëndë financiare.
Ilkay Gündogan to Barcelona, here we go! Final approval arrived on club side to register him as new signing, green light from the player. It’s done deal, signed few minutes ago. 🚨🔵🔴 #FCB
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 21, 2023
Gündogan has agreed a two year deal valid until June 2025 with option for further year. pic.twitter.com/Gr467hNBms
Duke folur këtë javë, Guardiola e pranoi se Barcelona do të bëjë një transferim të jashtëzakonshëm nëse e bindin gjermanin.
“Shpresoj që ai të qëndrojë me ne. Por në fund nëse Gundogan vendos t’i bashkohet Barcelonës, vetëm mund të them se do të jetë një transferim i shkëlqyeshëm”.
“E di që Xavi ka biseduar disa herë me Gundoganin. Ai nuk më ka thënë nëse preferon të qëndrojë apo të largohet. Sapo patëm kohë të festonim së fundmi”, ishte deklarata e teknikut spanjoll.
