Ardian Nuhiu dhe Arbnor Muja e vlerësojnë të vështirë sfidën ndaj Royal Antwerpit, por jo të pakalueshme
Trajneri Ardian Nuhiu dhe sulmuesi i krahut Arbnor Muja kanë optimizëm për ndeshjen e nesërme kundër Royal Antwerp.
Skuadra e Dritës nxori një barazim të shkëlqyeshëm në sfidën e parë në Holandë, me rezultatin përfundimtar që doli të jetë 0:0.
Në konferencë për shtyp, Nuhiu nënvizoi se lojtarët janë të motivuar për sfidën e nesërme dhe kanë analizuar kundërshtarin saktë.
“Skuadra jonë është mirë. Futbollistët janë të fokusuar në ndeshje. Shoh një motiv të veçantë për ndeshjen e nesërme. Na pret një sfidë e madhe, realisht një mundësi shumë e mirë për futbollistët tanë të tregojnë vlerat. Kemi analizuar kundërshtarin. Jemi të vetëdijshëm për vështirësinë e ndeshjes. Kemi analizuar dy ndeshjet, ndaj nesh edhe atë në kampionat të Antwerp”.
Ai e vlerësoi gjigantin holandez si një skuadër agresive që dijë të bëjë presion të lartë, por nënvizon se ka besim të plotë të skuadra kundërshtare.
“Bëhet fjalë për një skuadër agresive, skuadër që bën presion të lartë, me individë shumë cilësor. Për të gjitha këto kemi pasur javën e kompletuar të përgatitemi. Unë kam besim të plotë te skuadra jonë që do të përformohet mjaft mirë atë që kemi përgatitur”, përfundoi Nuhiu.
Ndërkohë, anësori i krahut Arbnor Muja theksoi se e kanë analizuar mjaftë mirë kundërshtarin, por besojnë në kualifikimin tutje pavarësisht që do jetë vështirë.
“Ne jemi të motivuar dhe po ashtu kemi analizuar kundërshtarin. Loja e parë na ka shërbyer mirë si një pasqyrë e analizës. Të gjithë jemi të motivuar dhe mezi presim të luajmë nesër. Na pret një ndeshje e vështirë, por shpresojë të kualifikohemi tutje”, shtoi Muja.
Kujtojmë, se optimizëm të plotë ka edhe nga skuadra holandeze, me trajnerin e Royal, Van Bommel që beson se do të avancojnë tutje.
Drita ditën e enjte me fillim nga ora 20:00 do ta zhvillojë ndeshjen kthyese ndaj Royalit në “Fadil Vokrri”.
