Van Bommel: Feyenoord gjithashtu mendoi se mund ta mposhte lehtësisht Dritën, do jetë vështirë - NACIONALE

Van Bommel: Feyenoord gjithashtu mendoi se mund ta mposhte lehtësisht Dritën, do jetë vështirë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Royal Antwerp, Van Bommel pret një sfidë të vështirë në “Fadil Vokrri” kundër Dritës.

Klubi kosovar arriti një barazim të madh në Holandë, derisa tani synon ta bëjë befasinë duke e eliminuar Antëerpin.

Pavarësisht që skuadra holandeze shihet si favorit i padiskutueshëm, “Intelektualët” janë të përgatitur për një befasi.

Në konferencë për media, Bommel bëri me dije se do të bëjnë çmos që të arrijnë në fazën tjetër.

"Unë nuk e di temperaturën e saktë në mbrëmje, por sigurisht që do të jetë shtypëse. Do të duhet ta marrim parasysh këtë. Por në rregull, vetëm duhet të sigurohemi që të bëjmë një xhiro më tej. Si, nuk ka rëndësi”.

Tutje, Van Bommel gjithashtu theksoi se Feyenoord mendonte se do të kalonte në fazën tjetër lehtësisht, mirëpo nuk do të jetë e lehtë.

“Feyenoord gjithashtu mendoi vitin e kaluar se do të fitonte shpejtë. Por, ne kemi besim të plotë”, vazhdoi trajneri.

Në fund, Bommel gjithashtu nënvizoi se kanë praktikuar pak gjuajtjet edhe nga pika e bardhë, por shpreson që nuk do të arrijë deri në atë pikë.

“A jemi stërvitur me penallti? Ne morëm disa dje, por nuk u stërvitëm shtesë mbi to. Duhet të sigurohemi që të mos arrihet deri te kjo”.

Ndërkohë, edhe ish ylli i Atletico Madridit dhe Tottenhamit, tani pjesë e Royal, Toby Alderweireld deklaron se i pret një sfidë shumë e vështirë dhe pret që nënkampioni i Kosovës t’i sulmojë.

“Ne presim, po ashtu, që Drita do të na sulmojë para tifozëve të vet dhe atëherë ne do të kemi më shumë hapësira automatikisht. Javën e ardhshme do të kemi mundësi ta rregullojmë lëshimit e sotëm dhe do të bëjmë gjithçka për ta shfrytëzuar këtë”.

Për fund, kujtojmë se përballja mes Dritës dhe Royal zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:00.

Lajme të ngjashme