Anglia në epërsi kundër Iranit, Bellingham me gol të bukur me kokë
Anglia ka kaluar në epërsi 1:0 kundër Iranit, në ndeshjen e tyre hapëse në Kupën e Botës 2022, që po zhvillohet momentalisht në Khalifa stadium.
Jude Bellingham shënoi për epërsinë e Anglisë në minutën e 35-të.
Mesfushori i Borussia Dortmundit realizoi gol të bukur me kokë.
Paraprakisht, Harry Maguire e goditi shtyllën me kokë pas një korneri.
Ky ishte goli i parë i 19-vjeçarit në fanellën e Kombëtares angleze.