Ancelotti: Vini është plotësisht i fokusuar në futboll pavarësisht racizmit që po i bëhet - NACIONALE

Ancelotti: Vini është plotësisht i fokusuar në futboll pavarësisht racizmit që po i bëhet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti thotë se sulmuesi Vinicius Junior është plotësisht i fokusuar në futboll pavarësisht që abuzohet në mënyrë raciste gjatë tërë kohës.

Braziliani vazhdon të jetë një ndër futbollistët që është bërë objekt ofendimesh në Spanjë.

Mirëpo, Ancelotti ka mbështetur 22-vjecarin dhe beson se ai është plotësisht i fokusuar në futboll.

"Shpresoj që janë duke punuar njerëzit që po përfshihen në këtë gjë. Racizmi është shumë serioz, nuk ka ligj që mund ta ndryshojë këtë sjellje të një individi".

"Mund ta ndryshosh vetëm kulturën dhe ndjenjën e njerëzimit. Mos fajësoni Spanjën, ndodh në çdo shtet. Vini po e menaxhon mirë, është i fokusuar në lojë dhe e do futbollin prandaj nuk ndikohet në fushë".

"Kur ndeshjet janë të mëdha shohin më të mirën nga ai dhe nesër sigurisht është një ndeshje e madhe. Në këtë moment është e mrekullueshme ta shikojmë Viniciusin si tifoz i futbollit shkaku i kualitetit të tij".

"Atyre iu pëlqen të shohin lojtarët si Pedri, Gavi, Mbappe - Vinicius është një ndër lojtarët dhe mund ta shijojmë kualitetin në këta lojtarë".

Klopp gjithashtu mbrojti brazilianin duke e vlerësuar lartë si futbollist.

"S'ka asgjë në botë që mund ta arsyetojë atë, çfarë do që është duke bërë në fushë. Ai është yll botëror. Mendoj se pavarësisht moshës ai tashmë është legjendë e Real Madridit".

Ndeshja mes Liverpoolit dhe Realit zhvillohet të martën me fillim nga ora 21:00 në “Anfield”.

Lajme të ngjashme