Ancelotti: Kemi vetëm tre qendërmbrojtës ndaj Cityt, Rudiger e Alaba nuk rikthehen para 20 ditëve - NACIONALE

Ancelotti: Kemi vetëm tre qendërmbrojtës ndaj Cityt, Rudiger e Alaba nuk rikthehen para 20 ditëve

5 ditë më parë

nga NACIONALE

Trajneri Carlo Ancelotti ka konfirmuar se Real Madridi po vuan në pozitën e qendërmbrojtësit, ku vetëm tre do të jenë gati për përballjen ndaj Manchester Cityt.

“Los Blancos” do të përballen me skuadrën e Pep Guardiolas në play-offin e Ligës së Kampionëve, por nuk do ta kenë fare të lehtë.

Ancelotti ka konfirmuar problemet në “zemrën e mbrojtjes”, ku përpos Antonio Rudiger e Eder Militao edhe David Alaba ka pësuar tjetër dëmtim.

Tekniku italian bëri me dije se vetëm tre qendërmbrojtës do të jenë gati për Cityn, ku mesin e tyre është Aurelien Tchouameni, që në fakt pozitë kryesore e ka mesfushën.

“Jemi në emergjencë. Lëndimet e Alaba dhe Rudiger nuk janë menduar”.

“Është situatë emergjente. Do të rikthehen në 20 ditë dhe nuk është aspak lajm i mirë”.

“Ndaj Man Cityt do të kemi vetëm tre qendërmbrojtës. Asencio, Jacobo dhe Tchouameni. Tani është koha për lojtarët e rinj që ta tregojnë vetën. Asencio dhe Jacobo kanë një mundësi të mirë”.

Real Madridi nesër do të përballet me Leganes në udhëtim, në kuadër të Kupës së Mbretit, kurse në vikend përballen me Atletico Madridin. Pas këtyre, takohet me Cityn në “Etihad Stadium”.

Lajme të ngjashme