Alexander-Arnold i kundërpërgjigjet Maddisonit: I tregova golin e sezonit të kaluar ndaj skuadrës së tij që ranë nga Premierliga - NACIONALE

Alexander-Arnold i kundërpërgjigjet Maddisonit: I tregova golin e sezonit të kaluar ndaj skuadrës së tij që ranë nga Premierliga

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli i Tottenhamit, James Maddison, e ngacmoi shokun e skuadrës te Anglia Trent Alexander-Arnold, kur postoi një foto të përbashkët duke thënë se ende po kërkon që ndeshja Tottenham – Liverpool të luhet, ndërsa tani ka ardhur kundërpërgjigja nga ylli i të kuqve.

Polemika e VAR-it në lidhje me golin e anuluar gabimisht të Luis Diaz, thjesht refuzon të shuhet. Tottenham mori një fitore 2:1 ndaj Liverpoolit në një përballje në Premierligë, por gjërat mund të kishin qenë ndryshe nëse goli i Diaz do të kishte qëndruar.

Kjo e shtyu menaxherin e Liverpool, Jurgen Klopp, të sugjeronte një përsëritje të ndeshjes. Edhe pse trajneri më vonë pretendoi se fjalët e tij u keqinterpretuan nga mediat, dëmi ishte bërë tashmë dhe Maddison e ngacmoi Alexander-Arnoldin për kërkesën e çuditshme të menaxherit të tij pasi dyshja u ribashkuan në kampin e Anglisë.

Mesfushori i Spurs ndau një histori në Instagram dhe shkroi: "Ende po kërkoj një përsëritje të ndeshjes!"

James Maddison Instagram

Megjithatë, Alexander-Arnold ia ktheu atë me të njëjtën monedhë siç e kishte ngacmuar brutalisht Maddison gjatë një interviste për Channel 4.

Kur u pyet nëse ata po diskutonin në të vërtetë incidentin e VAR-it, ai u përgjigj: "Jo! Jo, ai po më kërkonte ta mësoja se si të bënte një goditje dënimi në këndin e sipërm. Por, i thashë atij, se do t’i tregoj videon kur shënova ndaj Leicester vitin e kaluar dhe ata ranë nga liga”.

@channel4sport The banter between the Spurs and Liverpool players in the England squad is still going strong 🤣 #england #englandfootball #liverpool #spurs #trentalexanderarnold #jamesmaddison #c4football ♬ original sound - Channel 4 Sport

Liverpool me të vërtetë mundi Leicesterin 3:0 më 16 maj në fillim të këtij viti me Alexander-Arnold që shënoi golin e tretë pas dy golave në pjesën e parë nga Curtis Jones. Humbja më tej e bëri të vështirë për Leicester që të qëndronte në këmbë dhe ata ranë në Championship sezonin e kaluar pasi përfunduan në vendin e 18-të.

Maddison & Alexander-Arnold mund të jenë në aksion kundër Australisë në një miqësore të ‘Tre Luanëve’ të premten në mbrëmje.

Lajme të ngjashme