Ylli i Tottenhamit e ngacmon Trent Alexander-Arnoldin për gabimin e VAR-it: Ende po kërkon që ndeshja të riluhet
Ylli i Tottenham Hotspur, James Maddison, e ka ngacmuar bashkëlojtarin e tij te Kombëtarja e Anglisë, Trent Alexander-Arnold, mbi kërkesën e Liverpoolit që përballja ndaj Tottenham të riluhet, pas gabimit që bëri VAR gjatë asaj përballje.
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, kishte sugjeruar se ndeshja Tottenham – Liverpool duhet të riluhet, pasi Luis Diazit iu mohua goli i rregullt nga VAR.
Maddison nuk e humbi mundësinë ta ngacmojë Tren Arnoldin për kërkesën e trajnerit të tij.
Mesfushori i Tottenhamit shpërndau një foto në Instagram gjatë detyrës ndërkombëtare në Saint George’s Park, ku shkroi: “Ende po kërkon që ndeshja të riluhet!”

Nëse goli i Diaz do të pranohej, rrjedha e ndeshjes do të ishte krejtësisht ndryshe, por Tottenham fitoi në fund 2:1, me Joel Matip që shënoi autogol.
Sidoqoftë, fotografia e dyshes tregon një lidhje të mirë mes tyre, teksa në fokus është puna me kombëtaren nën drejtimin me Gareth Southgate.
Anglia do të luajë fillimisht më 13 tetor një miqësore me Australinë, pastaj me Italinë katër ditë më vonë në kuadër të kualifikimeve për EURO 2024.
