Al-Khelaifi: Refuzova 180 milionë euro nga Reali sepse e dija që Mbappe donte të qëndronte, nuk e duam Zidanen - NACIONALE

Al-Khelaifi: Refuzova 180 milionë euro nga Reali sepse e dija që Mbappe donte të qëndronte, nuk e duam Zidanen

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Paris Saint German, Nasser Al-Khelaifi ka pranuar se ka refuzuar ofertën 180 milionëshe të Real Madridit vitin e kaluar për Kylian Mbappe, derisa hodhi poshtë mundësinë se Zinedine Zidane mund të marrë stolin e trajnerit.

PSG është bërë ndryshime të mëdha që kur Mbappe rinovoi, duke larguar Mauricio Pochettinon dhe drejtorin sportiv Leonardo, ndërsa tani janë të fokusuar në përforcime.

Fillimisht, Al Khelaifi theksoi se nuk kanë qenë asnjëherë në bisedime me Zidanen, por që vazhdojnë të negociojnë me Galter.

"Ne kemi zgjedhur për një tjetër opsion si trajneri ynë i ri, opsioni ynë më i mirë nga ana taktike. E dua Zidanen, por nuk kemi folur asnjëherë me të. Shumë klube e duan, kombëtarja gjithashtu, por jo ne".

"Galtier? Jemi në negociata me Nice, nuk është sekret. Shpresoj të arrijmë marrëveshje së shpejti".

I pyetur për Kylian Mbappen, Al-Khelaifi tregoi se refuzoi ofertën e Realit pasi e dinte se francezi dëshiron të qëndrojë në “Parkun e Princave”, ndërsa u shpreh se klubi madrilen i kishte propozuar më shumë para.

"Refuzova 180 milionë euro nga Real Madrid edicionin e kaluar sepse e dija se Mbappe dëshiron të qëndrojë te PSG".

"Lëvizja e Mbappe nuk ndodhi shkaku i parave. Ai zgjodhi të qëndrojë këtu të luajë për qytetin, klubin dhe shtetin e tij dhe për projektin sportiv".

“Ata thonë se qëndroi për para, por Real Madrid ofroi shumë më shumë se ne. Ata ishin të gatshëm të investonin në të 170 milionë eurot që i refuzuam ne vitin e kaluar”, theksoi ai për “Le Parisien”.

Nuk kishte si të mungonte edhe pyetja lidhur me ‘fuqinë’ që do të ketë Mbappe, por presidenti i PSG-së deklaroi se ai është në krye jo Mbappe.

“Po, i kam parë por kjo nuk është aspak e vërtet. Unë jam president i PSG-së dhe unë vendosi për lojtarët që do të transferojmë”.

Në fund, Al-Khelaifi konfirmoi largimet e shumta që do të ndodhin këtë verë, duke iu bërë të gjithëve me dije se kushdo që nuk është pjesë e projektit duhet me patjetër të largohet.

"Projekti ynë sportiv është i qartë: Lojtarët që nuk janë pjesë e saj duhet të largohen në verë, nuk ka mënyrë tjetër. Disa lojtarë morën avantazhin nga situata jonë, por kjo tani ka mbaruar", përfundoi ai.

Ndërkohë, PSG tashmë ka nisur rindërtimin e skuadrës ku janë në negociata me disa lojtarë, të cilët është duke provuar t’i sjellë në "Parkun e Princave" drejtori sportiv i ri Luis Campos.

Lajme të ngjashme