A do të varet e ardhmja e Kylian Mbappes nga ndeshja e sotme e PSG-së kundër Bayernit? - NACIONALE

A do të varet e ardhmja e Kylian Mbappes nga ndeshja e sotme e PSG-së kundër Bayernit?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kylian Mbappe thotë se e ardhmja e tij në Paris Saint-Germain nuk do të vendoset nga një rezultat i përballjes së tyre me Bayern Munich në ndeshjen e kthimit të një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve.

Bayerni e fitoi 1:0 ndeshjen e parë në Parkun e Princave falë një goli të shënuar nga Kingsley Coman.

PSG-ja nuk e ka fituar kurrë Ligën e Kampionëve.

Sikur ta kisha lidhur të ardhmen time me Ligën e Kampionëve, pa dashur të tregoj mungesë respekti për klubin, do të isha larguar shumë kohë më parë”, tha Mbappe para ndeshjes.

Sulmuesi francez, e ardhmja e të cilit vazhdon të jetë temë debati, u bë golashënuesi më i mirë në historinë e PSG-në të dielën me golin e 201-të për klubin – pavarësisht se është vetëm 24 vjeç.

“Nuk mendoj se kjo ndeshje do të ketë ndonjë ndikim. Unë jam këtu dhe jam shumë i lumtur që jam këtu. Nuk po mendoj për asgjë tjetër përveç ta bëj PSG-në të suksesshme”, shtoi ai.

PSG-ja do të jetë pa njërin prej sulmuesve kryesorë, Neymarin, i cili nuk do të kthehet më këtë sezon si pasojë e lëndimit të nyjës së këmbës së djathtë.

Kapiteni Marquinhos dhe qendërmbrojtësi tjetër Nordi Mukiele kanë telashe fizike.

Bayerni i ka fituar të gjitha shtatë ndeshjet e deritanishme në Ligën e Kampionëve këtë sezon, duke mos pranuar gol në gjashtë prej tyre.

Trajneri Julian Nagelsmann tha: “Parisi e ka një identitet të qartë dhe shprehi të cilat mund t’ia shfrytëzosh, por mund të të godasin në kundërsulm nëse gaboni”.

Puna jonë është të mos lejojmë shumë hapësirë para mbrojtjes sonë. Do të jetë e rëndësishme të mos lejojmë pasime për Messin dhe t’ia parandalojmë atij ndryshimin e drejtimit”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme