Real Madrid duhet ta "thyejë bankën" për të nënshkruar me Kylian Mbappe në verë
Pavarësisht që i refuzoi verën e kaluar, sulmuesi Kylian Mbappe vazhdon të jetë i lidhur me kalimin te Real Madrid, por skuadra spanjolle duhet të paguajë një vlerë të lartë për të siguruar shërbimet e francezit.
Siç raporton mediumi "Fichajes", PSG është i hapur tani ta shesë Mbappen te "Los Blancos", por një gjë e tillë mund të ndodhë vetëm nëse ofrohen 200 milionë euro.
Mbappe nënshkroi kontratë trevjeçare te PSG, por thuhet se Mbappe mund të largohet në vitin 2024 si agjent i lirë shkaku i një klauzole lirimi.
Kësisoj, PSG është e interesuar që të fitojë para në mënyrë që të mos e lejojë të largohet falas, me Real Madridin që e sheh francezin si zëvendësues adekuat i Karim Benzemas.
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez tani duhet të konsiderojë nëse do ta ofrojë këtë vlerë të lartë për Mbappen, me madrilenët që e kishin bërë prioritet nënshkrimin me mesfushorin e talentuar anglez Jude Bellingham, të cilin Borussia Dortmund e vlerëson rreth 150 milionë euro.
Skuadra spanjolle ka nisur të përgatitur për "jetën pa Benzema", pasi kontrata e këtij të fundit skadon në verë dhe deri më tani nuk ka shenja rinovimi.
Real Madrid nënshkroi me talentin brazilian Endrick, i cili do t'iu bashkohet në vitin 2024.
Ndërkohë, klubi i drejtuar nga Carlo Ancelotti është duke luftuar për trofe si La Liga, Kupa e Mbretit dhe Liga e Kampionëve.
Real Madrid të dielën përballet me Real Betisin me fillim nga ora 21:00.