A Bola: Christian Atsu dërgohet në spital, gjallë por i lënduar - NACIONALE

A Bola: Christian Atsu dërgohet në spital, gjallë por i lënduar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish ylli i Chelseas dhe Newcastle Unitedit, Christian Atsu është gjendur i gjallë, por ka mbetur i lënduar.

Atsu ishte një ndër personat që ishin të mbetur nën rrënoja pas tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë gjatë mesnatës.

Media e njohur portugeze "A Bola" raporton se Atsu tani është dërguar në spital derisa ka lënduar këmbën e djathtë dhe ka disa vështirësi me frymëmarrje.

Hatay ishte një ndër qytetet me të prekura në Turqi. Momentalisht, drejtori sportiv Taner Savut dhe një tjetër pjesëtar i klubit janë ende të pakontaktueshëm.

Skuadra e shpëtimit kanë menaxhuar të shpëtojnë futbollistët Onur Ergun dhe Burak Oksuz, derisa Kerim Alici ia doli të shpëtojë gjithashtu.

Ndërkohë, fatin e Atsu nuk e ka pasur portieri i dytë i Yeni Malatyaspor, Ahmet Eyup Turkaslan, pasi është gjendur i vdekur nën rrënoja.

Ky tërmet është një ndër më të fortit që ka goditur Turqinë, pasi tashmë veçse janë raportuar mbi 2 mijë e 500 të vdekur dhe rreth 14 mijë të lënduar.

Lajme të ngjashme