Portieri turk gjendet i vdekur nën rrënoja në Turqi
Portieri i Yeni Malatyaspor, Ahmet Eyup Turkaslan është gjendur i vdekur nën rrënoja pas tërmetit të fundit në Turqi.
Ishte skuadra e divizionit të dytë që konfirmoi se Turkaslan ishte ndër personat e mbetur nën rrënoja.
"Portieri ynë, Ahmet Eyüp Türkaslan, ndodhet në godinën që u dëmtua dhe u shkatërrua nga tërmeti.
“Përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit vazhdojnë. Deri më tani nuk ka asnjë lajm prej tij. Mos i humbni lutjet tuaja”, kishte shkruar klubi gjatë ditës së hënë,
Sidoqoftë, sipas "De Marke Sports", trajneri Yilmaz Vural ka konfirmuar vdekjen e portierit: "Pas ndeshjes ndaj Rizespor i dhashë skuadrës dy ditë pushim. Shumica e lojtarëve nuk ishin në qytet. Vetëm portieri ynë i dytë Ahmet Eyud Turkaslan ishte aty. Ata i shpëtuan gruan... jam i shkatërruar".
Malatyaspor goalkeeper Ahmet Eyüp Türkaslan was sadly found under the rubble of the earthquake in Turkey. 🕊️
— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) February 6, 2023
Our condolences go out to his family and loved ones and everyone effected by this awful tragedy. ❤️🙏 pic.twitter.com/KJLokFHDoV
28-vjeçari ka bërë dy paraqitje në Kupën e Turqisë këtë edicion, derisa nuk kishte debutuar ende në kampionat.
Një tjetër futbollist që vazhdon të jetë nën rrënoja është ish ylli i Chelseas dhe Newcastle Unitedit, Christian Atsu, për të cilin ende s'ka asnjë detaj.
Deri më tani është raportuar për mbi 1 mijë e 300 të vdekur, derisa është një ndër tërmetet më të mëdha që ka prekur ndonjëherë Turqinë.