22 marrëveshjet e dyshimta të Juventusit - NACIONALE

22 marrëveshjet e dyshimta të Juventusit

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Një temë gjithnjë e më e nxehtë në futbollin italian është hetimi që po i bëhet Juventusit. Situata u përkeqësua edhe më tej pas dorëheqjes së bordit dhe presidentit Andrea Agnelli. Zonja e vjetër po hetohet për fitimet fiktive kapitale, të cilat ndihmuan për t’u paguar pagat gjatë muajve të parë të pandemisë. Më poshtë do t’i sjellim 22 marrëveshjet e dyshimta të gjigantit italian.

Situata më delikate është ajo e pagave gjatë muajve kur e gjithë bota e futbollit pësoi krizë, por edhe rasti i fitimeve kapitale është duke u hetuar nga prokuroria. Javës së fundit janë shfaqur përgjime të reja, që kampionin e shumëfishtë italian mund të presë dënime të ashpra nga gjoba e majme e deri në rënie nga elita e futbollit.

Në frontin e fitimeve kapitale, janë 22 operacione të kryera nga klubi i Juventusit, të konsideruara si ‘të dyshimta’ dhe përfunduan nën llupën e Prokurorisë Publike.

22 marrëveshjet

1). Audero te Sampdoria për 20 milionë euro, Peeters dhe Mulé te Juventus për 4 dhe 3.5 milionë.

2). Spinazzola te Roma për 29.5 milionë euro dhe Luca Pellegrini i paguar nga bardhezinjtë për 22 milionë.

3). Milani blen Caldarën për 35 milionë nga Juventusi, operacioni u zhvillua në të njëjtën kohë me transferimin e Bonuccit te bardhezinjtë për 35 milionë.

4). Shitja e Sturaros te Genoa për 18 milionë euro dhe blerja e Zanimacchia për 4 milionë.

5). Shkëmbime me Luganon. Kameraj dhe Macek te Lugano për 2.359 milionë dhe blerja e Masciangelos dhe Vlasenkos për 2.8 milionë.

6). Shitja e Andersson te Sion për 4 milionë dhe blerja e Cotter për 4.912 milionë.

7). Shkëmbimi Pjanic-Arthur me Barcelonën.

8). Kalimi i Cancelos te City për 65 milionë euro dhe ardhja e Danilos për 37 milionë.

9). Kalimi i Pablo Morenos te City për 10 milionë euro.

10). Shitja e Matheus Pereira Da Silva te Barcelona dhe ardhja e Marques Mendez.

11). Shitja e Senes te Basel për 4 milionë dhe blerja e Hajdarit për 4,380 milionë.

12). Shkëmbim me Pisa, Loria-Gori.

13). Shkëmbimi me Parma, Lanini-Minelli.

14). Shitja te Sampdoria e Francofonte, Stoppa dhe Gerbi me detyrim blerje në total 4 milionë dhe blerja e Vrionit për 4 milionë.

15). Shkëmbimi Masciangelo-Brunori me Pescarën.

16). Marrëveshja me Amiens: shitja e Bandeira Da Fonseca në formë huazimi me të drejtë blerjeje dhe ardhja e Nzouango për 1.9 milionë euro.

17). Shitja e Emre Can te Borussia Dortmund.

18). Shitja e Muratores te Atalanta për 7 milionë euro në marrëveshje pas transferimit të Kulusevskit te bardhezinjtë.

19). Transferimet e Petrelli dhe Portanova te Genova dhe ardhja e Rovella në Juventus për 18 milionë.

20). Operacioni Tongya-Aké me Marseillen.

21). Blerja e Lungoyit nga Lugano për 2.5 milionë dhe shitja e Monzialos te skuadra zvicerane për 2.5 milionë.

22.) Shkëmbimi me Pro Vercelli, Parodi-De Marino.

Lajme të ngjashme