Juventusi emëron presidentin e ri dhe shefin e ri ekzekutiv. Kush janë ata?
Juventusi e ka emëruar Maurizio Scanavinon si shef të ri ekzekutiv, derisa Gianluca Ferrero pritet ta zëvendësojë Andrea Agnellin ne karrigen e presidentit të klubit sot më vonë.
Juventusi njoftoi dje se të gjitha anëtarët e bordit të klubit kanë dhënë dorëheqje pas një takimi urgjent të hënën, duke i dhënë fund sundimit 12-vjeçar të Agnellit në krye të klubit.
Hetimet ndaj dyshimeve për mashtrim me tatimet dhe për deklarim të rremë të llogarive bënë që anëtarët e bordit të tërhiqeshin dhe që Scanavino të emërohet shef i ri ekzekutiv.
Scanavino përshkruhet nga mediat italiane si dora e djathtë e John Elkannit, shefit të Exorit, kompanisë që e kontrollon Juventusin. 49-vjeçari është momentalisht drejtor i përgjithshëm i Gedi Group, i cili i kontrollon gazetat italiane La Repubblica dhe La Stampa.
Exori ka propozuar që Gianluca Ferrero ta zëvendësojë Agnellin në postin e presidentit të Juventusit.
“Ferrero ka përvojë dhe kompetenca teknike, si dhe ka pasion të vërtetë për bardhezinjtë, të cilat e bëjnë atë kandidatin më të mirë për ta mbuluar këtë rol”, tha thënë Exor në një komunikatë për media.
I lindur në Torino në vitin 1963, Ferroer diplomoi në Ekonomi në vitin 1988. Ai është këshilltar teknik i gjykatësit në gjykatën e Torinos dhe president i Bordit të audituesve ligjorë, Finacantieri, Luigi Lavazza, Biotronik Italia, Praxi Intellectual Property, P. Fiduciaria, Emilio Lavazza, Gedi Gruppo Editoriale, Nuo dhe Lifenet.
Takimi i radhës i aksionarëve të Juventusit, i cili ishte planifikuar për 27 dhjetor, do të mbahet më 18 janar 2023.
