Ndryshime drastike te Juventus, Agnelli dhe Nedved japin dorëheqje - NACIONALE

Ndryshime drastike te Juventus, Agnelli dhe Nedved japin dorëheqje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Skuadra e Juventusit ka bërë disa ndryshime drastike gjatë këshillit të fundit që mbajti klubi italian.

Siç raportojnë mediat e mëdha italiane, bordi i Juventusit ka vendosur të jep dorëheqje.

Gazetari i njohur Fabrizio Romano shkrio se presidenti Andrea Agnelli dhe zëvendëspresidenti Pavel Nedved gjithashtu kanë dhënë dorëheqje.

"Bordi i Juventusit kanë vendosur të japin dorëheqje përfshirë presidentin Andrea Agnelli dhe zëvendëspresidentin Pavel Nedved. Ky është fundi i Andrea Agnellit si president i Juventus".

"Do të jetë një bord i ri dhe një strukturë e re te klubi që do të vendoset gjatë muajve të ardhshme", shkroi Romano.

Gjithnjë në bazë të raporteve të mediave italiane, e tëra ka ndodhur për disa arsye. Fillimisht, disa donatorë i kanë akuzuar për menaxhimin e dobët dhe për skandalin e "Plusvalenze".

Pastaj vinë fryrja e kartonëve të lojtarëve në dispropocion me vlerat e tyre dhe kuptohet eliminimi nga Liga e Kampionëve, që ka ndikuar të ketë humbje të mëdha në aspektin ekonomik.

Ky padyshim është një lajm mjaftë befasues, duke marrë parasysh se Juve nisi të rikthehet këto javët e fundit para pushimit ndërkombëtar për Kupën e Botës.

Sidoqoftë, “Zonja e Vjetër” u eliminua nga Liga e Kampionëve dhe tani do të garojnë në Ligën e Evropës.

Një edicion aspak i mirë për Juven deri me tani

Edhe pse tashmë ka kaluar vetëm një pjesë e sezonit 2022/23, nuk është që ka shkuar më së miri për klubin më të trofeshëm në dekadën e fundit në Itali.

“Bianconerët” kthyen në krye Massimiliano Allegrin, por nuk u eci aspak mbarë, sidomos në garat evropiane ku u eliminuan nga Liga e Kampionëve, duke përfunduar si pozitë e tretë prapa PSG-së, respektivisht Benficas.

Ndërsa, sa i përket kampionatit italian, Juve u këndell mjaftë mirë këto xhirot e fundit duke marrë disa fitore radhazi dhe tani renditët në pozitën e tretë në tabelë me 31 pikë të mbledhura, 10 më pak se lideri Napoli - skuadër kjo që nuk di për humbje këtë edicion në Serie A.

Lajme të ngjashme