Vizita e Abdixhikut në ShBA, Kasolli: Amerika ka filluar ta shohë perspektivën e zhvillimeve të ardhshme në Kosovë - NACIONALE

Vizita e Abdixhikut në ShBA, Kasolli: Amerika ka filluar ta shohë perspektivën e zhvillimeve të ardhshme në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Njohësi i rrethanave politike, Afrim Kasolli, e ka komentuar ftesën që Uashingtoni ia ka bërë kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për vizitë në ShBA.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ky është një tregues interesant se si Uashingtoni ka filluar ta shohë perspektivën e zhvillimeve të ardhshme politike në Kosovë.

“Ftesa e Uashingtonit për liderin e LDK-së dhe aranzhimi i shumë takimeve për të, qortimi i kryeministrit Kurti, si dhe injorimi deri më tani i strukturave drejtuese të PDK-së për takime të këtij formati janë indikacione interesante se si Uashingtoni ka fillur ta shoh perspektivën e zhvillimeve të ardhshme politike në Kosovë. Para shumë kohe pata paralajmëruar se alternativë ndaj pushtetit nuk mund të bëhesh duke qëndruar në një rreth të mbyllur në disa kafiteri dhe diskoteka të kryeqytetit. Apo në takime të improvizuara në hotele luksoze. E as nga vilat e Brezovicës”- ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme