Viktima ishte pranuar në spital fundjavën që lamë pas
Viktima raportohet të jetë akomoduar në spitalin ku edhe u vra fundjavën që lamë pas.
Kështu ka mësuar Gazeta Nacionale nga burime brenda repartit.
"Po, ajo ka ardhur fundjavën që lamë pas. Në repartin paranatal të Gjinokologjisë", ka thënë ky burim.
Kujtojmë se vrasja tashmë është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
Edhe më tutje nuk ka informacion rreth dorasit, për të cilin thuhet se është në arrati.
