Videos së Kurtit, Tahiri i AAK-së i përgjigjet me video: Ndale qasjen e kapjes të institucioneve
Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovësë, Besnik Tahiri, përmes një videoadresimi në llogarinë e tij në Facebook, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që “ta ndalë qasjen për kapje të institucioneve publike”.
Sipas deputetit Tahiri, kryeministri Kurti po tenton ta kapë edhe Universitetin e Prishtinës, apo më saktësisht shkarkimin e rektorit aktual. Dhe sipas tij, këtë po e bën duke u thirrur në emër të reformave.
“Kryeministër, ndale qasjen për kapje të çdo institucioni publik! Nuk të bën ndër as ty e as Kosovës, e as koncepteve të këtij vendi”, ka thënë Tahiri.
