Varroset 21 vjeçarja nga Ferizaj që u vra të premten nga ish-bashkëshorti i saj - NACIONALE

Varroset 21 vjeçarja nga Ferizaj që u vra të premten nga ish-bashkëshorti i saj

2 javë më parë

nga NACIONALE

Është varrosur pasditen e së shtunës 21 vjeçarja që u vra të premten me armë zjarri nga ish-bashkëshorti i saj 36 vjeçar, Valon Aliu.

E ndjera është varrosur në varrezat e fshatit Bablak të Ferizajt, ndërsa i pranishëm, sipas “Klan Kosovës”ka qenë edhe vëllai i mitur i viktimës, që mbeti po ashtu i plagosur ditën e djeshme.

Ndryshe, policia e Kosovës tashmë ka arrestuar dorasin që vrau ish-bashkëshorten në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj.

Gjykata Themelore në Ferizaj i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Lajme të ngjashme