Tash kallëzon Jeffi: Zëdhënësi i VV-së provon ta sulmojë Buzhalën pa i përmendur emrin, por ky i lajmërohet me koment - NACIONALE

Tash kallëzon Jeffi: Zëdhënësi i VV-së provon ta sulmojë Buzhalën pa i përmendur emrin, por ky i lajmërohet me koment

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, ka bërë një status në profilin e tij në Facebook i pakënaqur me... kushedi çka! Ndoshta me investimet kapitale të Qeverisë Kurti në veri të vendit?

Ai u shpreh se “Akti më i lartë i investimit ekonomik të politikës së dekadës së fundit në veri është hapja e gurthyesit në bashkëpronësi me strukturat ilegale andej.”

Zëdhënësi i partisë në pushtet po flet për gazetarin e Nacionales, Berat Buzhalën, që një herë e një kohë kishte pasur ambiciet ekonomike që kishte pasur.

Atij i ka komentuar vetë Buzhala. Pasi i kërkoi të shkonin te ‘gurthyesi’ për t’ia siguruar (sic) “akcesin”, ai u shpreh:

“Kuku po të lodhtë jeni, po mundoheni me arsyetu dështimin me një aludim fëmijnor. Po ti o Manxhukë e ki pushtetin, e ki ministrinë e brendshme, të tregtisë e industrisë. Krejt i keni. Zbardhni rastet – shtrine sovranitetin, se veç jeni tuj kajtë qe dy vjet. Tash ju kallëzon Jeffi (ambasadori Hovenier) diçka që ju nuk dini,” – u tall ai.

E një përgjigje për këtë pati Manxhuka.

Duhet kujtuar se investimet ekonomike të Qeverisë Kurti në veri nuk dihen, e nuk dihet as se cilat ishin arsyet prapa postimit të bërë nga z. Manxhuka marrë parasysh situatën aktuale në veri të Kosovës.

Vlen të theksohet që z. Manxhuka e ka edituar postimin e tij plot tri herë:

Lajme të ngjashme