Smajljaj: Para sulmeve në Poloni, qeveritarët duhet të na tregojnë se kur do të fillojë reforma në arsim e shëndetësi - NACIONALE

Smajljaj: Para sulmeve në Poloni, qeveritarët duhet të na tregojnë se kur do të fillojë reforma në arsim e shëndetësi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Politologu, Avdi Smajljaj, duke kundërshtuar reagimet e qeveritarëve për zhvillimet në Poloni pas sulmit me raketa, ka thënë se më me interes është gjendja aktuale në Kosovë.

Smajljaj ka pyetur Qeverinë Kurti se kur do të fillojë refroma në arsim, në shëndetësi dhe reforma në drejtësi.

Përtej raketës në Przewodoë dhe bunitjeve tona për kundësulme eventuale, tabllicave, e dialogut, si qytetar të këtij vendi, të prekur nga ajo që (s)bën udhëheqja e vendit tonë, është me interes të dimë edhe për gjendjen aktuale të nevojave më bazike që ka një vend normal: - kur do të fillojnë përgaditjet për reformën në arsim? - kur do të fillojë reforma në shëndetësi? Kur do të fillojë punën Komisioni Ekzekutiv për shëndetësi? - kur do të fillojë reforma në drejtësi?”, ka shkruar ai në Facebook.

Kujtojmë se reagimet e zyrtarëve të Qeverisë Kurti për zhvillimet e fundit në Poloni u pritën me shume kundërshtime, pasi deklaratat ishin jo të sakta.

Lajme të ngjashme