Smajljaj: Nëse dikush e ka parë planin italiano-gjermano-francezo-holandez, t'ua tregojë qytetarëve - NACIONALE

Smajljaj: Nëse dikush e ka parë planin italiano-gjermano-francezo-holandez, t'ua tregojë qytetarëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesori i shkencave politike, Avdi Smajljaj ka thënë se nëse dikush e ka parë planin “italiano-gjermano-francezo-holandez” për marrëveshjen mes Kosovës e Serbisë, duhet t’ua tregojë edhe qytetarëve.

Smajlaj ka thënë se një gjë e tillë do të duhej bërë sipas parimeve diplomatike.

“Nëse dikush e ka parë planin italiano-gjermano-francezo-holandez, do të ishte mirë t'ua tregonte edhe qytetarëve, sipas parimeve demokratike”, ka shkruar ai.

Ndërkaq, emisari i BE-së për dialogun mes dy vendeve, Mirsolav Lajçak ditë më parë ka konfirmuar se ekziston një plan franko-gjerman.

Ai madje ka thënë se kjo është arsyeja se pse po e viziton kaq shpesh Prishtinën.

Kurse i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sot deklaroi se shumë shpejt do të publikohet plani franko-gjerman.

Lajme të ngjashme