Shoqërohet në polici pasi qeni i tij kafshoi një burrë në Fushë Kosovë
Një burrë në rrugën Metush Krasniqi në Fushë Kosovë është kafshuar nga një qen që kishte pronar.
Pronari i qenit është shoqëruar në polici dhe pas intervistimit është liruar.
Ndërsa viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar trajtim mjekësor.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është kafshuar nga një qenë pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, si pasojë viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor.”, thuhet ndër tjera në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Raporti i plotë i PK-së:
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM/ Rr. Metush Krasniqi, Fushë Kosovë 24.12.2022 – 15:15. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është kafshuar nga një qenë pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, si pasojë viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin i dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me rekomandim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
