Java e "analizës" së Akademisë dhe skandalit të Martin Berishajt, çka ndodhi tjetër? - NACIONALE

Java e "analizës" së Akademisë dhe skandalit të Martin Berishajt, çka ndodhi tjetër?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

“Protesta”, “Akademia”, “Kuvendi”, “KFOR-i”, “Barrikadat”, mund të jenë disa nga fjalët kryesore që keni dëgjuar gjatë javës që po e lëmë pas. Çka ndodhi?

Barrikadat

Janë bërë më shumë se dy javë që ka vendosja e barrikadave në komunat veriore të vendit. Barrikadat vazhdojnë të qëndrojnë teksa nuk dihet saktë se kur pritet të largohen ato. Janë nëntë barrikada në rrugët që çojnë në Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan.

Për shkak të deklaratave të kryeministrit, Albin Kurti dhe ambasadori gjerman në Kosovës, Jorn Rohde, qytetarët serbë të Kosovës protestuan.

Protesta u udhëheq nga krerët e Listës Serbe.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, tregoi arsyet pse u tubuan serbët në veri.

Terrori që po e pësojmë çdo ditë, listat sekrete, arrestimet dhe keqtrajtimet e forcave speciale të Albin Kurtit janë shkaku i tubimit të sotëm. Duam të themi se duam paqe dhe liri, por edhe se nuk mund të heshtim ndaj padrejtësive, rrahjes së popullit tonë, të pranojmë që të zhdukemi në heshtje,”, ka thënë Rakiq.

Edhe anëtarë të tjerë e qytetarë serbë që mbajtën fjalim kishin kërkesa të njejta.

Sipas Policisë së Kosovës, pjesëmarrës ishin rreth 1 mijë e 500 protestues, e në fund të gjith u shpërndanë të qetë.

Ndryshe kryeministri, Albin Kurti, ka thënë se nuk mund të pritet edhe gjatë për heqjen e barrikadave.

KFOR-i ka kërkuar kohë ne e kemi dhënë atë kohë, por meqë sonte është Krishtlindja ne duhet ta kemi shumë shpejt, pas Krishtlindjeve, një takim me komandantin e KFOR-it e në të cilin besoj se do të sqarojmë gjithçka. Por kjo s’mund të tolerohet pafundësisht. U bënë dy javë e s’mund të lejojmë që edhe javë e javë të kalojnë e të mos kemi lirinë e lëvizjes. Nga ai takim që e presim menjëherë pas Krishtlindjeve besoj se do të sqarohet gjithçka e do të japim përgjigje”, ka thënë Kurti.

Akademia

“Analiza” e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës ishte një ndër tema që u komentua me të madhe në rrjetet sociale.

Analiza merret me marrëdhëniet mes shqiptarëve e të serbëve, duke u përpjekur që të ofrojë një histori të përgjithshme, që nga koha e Betejës së Kosovës e deri te situata më e re në veriun e Kosovës.

Në analizën e gjatë, institucioni më i lartë i shkencës dhe i arteve, që udhëhiqet nga akademik Mehmet Kraja, i cili e ka botuar analizën edhe në profilin e tij në Facebook, ka lëshuar akuza të shumta ndaj ish-pushteteve në Kosovë, duke i akuzuar ato për keqqeverisje, korrupsion e krim, AShAK-u e “godet” edhe ish-presidentin Hashim Thaçi, duke e akuzuar se e ka futur ndarjen e Kosovës në agjendë për ta shpëtuar veten nga Gjykata Speciale.

Po ashtu kjo analizë godet edhe personalitete të tjera, po ashtu, thotë se Kosova pranoi njohje “korruptive.

E kjo analizë nxiti reagime të shumta. Të përmendurit në këtë tekst i reaguan Akademisë të cilët thanë se një analizë të tillë duket se e ka bërë Serbia e jo ASHAK-u.

ASHAK reagoi dhe u distancua nga shkrimi. Përveç kësaj Kraja gjeti kohë edhe e përmirësoi në disa aspekte këtë analizë.

Nacionale me një seri shkrimesh ka përcjellur në tërësi debatin dhe qasjen e ASHAK-ut.

“Jo në emrin tim”

Partia Socialdemokrate (PSD) e mbështetur nga OVL-UÇK, deputetë, e qytetarë të këtij vendi, të shtunën organizuan protestë kundër Gjykatës Speciale.

Protesta u mbajtë për shkak edhe të dënimit të Salih Mustafës – Cali – nga Gjykata Speciale me 26 vjet burgim.

Në këtë protestë morën pjesë qindra qytetarë dhe sipas organizatorëve, vendimet e Gjykatë Speciale janë të padrejta.

Vendimet e Gjykatës Speciale janë të padrejta. Prandaj ato nuk mund të shqiptohen në emrin tonë.”, thuhet ndër të tjera në reagimin e PSD-së.

Edhe deputeti i VV-së, Fatmir Humolli ishte pjesë e kësaj proteste.

Skandali Martin Berishaj

Pjesë e ngjarjeve të javës, ishte edhe ambasdori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Nacionale transmetoi një shkrim të një gazetari slloven, që ka publikuar pretendime shqetësuese që implikojnë ‘rrethin’ (njerëzit e afërt) e kryeministrit Albin Kurti dhe BIA-n famëkeqe serbe në aferën e Berishajt.

Detaje të reja nga hetimi i Golob (kryeministri slloven) dhe i GEN-it: Një pjesë e parave duhej të shkonte në Kosovë, për Kurtin.” – nis raportimi të cilin mund ta lexoni duke klikuar KËTU.

Kuvendi

Në Kuvend gjatë javës që po e lëmë pas, u votuan edhe dy Ligje. Ligji për Paga dhe Ligji për Zyrtarët Publikë.

Ligji për Zyrtarët Publikë u votua pa përfilluar komentet e Bashkimit Evropian.

Për këtë ligji, opozita nuk mori pjesë në votim dhe kundërshtuan ashpër duke thënë se nga tash fillon shkatërrimi i administratës shtetërore dhe politizimit të saj.

Ndërkaq Ligji për Paga u votua pa u bë i ditur se sa do të jetë koeficienti. Gjë kjo që u kundërshtua me të madhë nga deputetët e opozitës.

Në të dy këto ligje, kryetar Glauk Konjufca abstenoi dhe doli kundër partisë.

Gjithashtu një ngjarje e rëndë ndodhi në Spitalin e Pejës. Atje një foshnje e vdekur u futu në rrobalarëse. Për këtë gjë u supsenduan shtatë punonjës dhe kryeinspekori i Shëndetësisë.

Lajme të ngjashme