Suspendohen shtatë punonjës të Spitalit të Pejës për rastin e foshnjës së pajetë në lavatriçe - NACIONALE

Suspendohen shtatë punonjës të Spitalit të Pejës për rastin e foshnjës së pajetë në lavatriçe

1 vit më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Shtatë punonjës janë suspenduar për rastin e dhimbshëm në Spitalin e Pejës, aty ku një foshnjë e pajetë është copëtuar.

Lajmin për suspendimin e tyre e ka konfirmuar edhe vet Spitali i Përgjithshëm i qytetit nga Dukagjini.

“Spitalit të Përgjithshëm në Pejë me qëllimin që të bëjë hetime të papenguara dhe të detajuara për këtë rast deri më tani ka suspenduar 7 punonjës të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë dhe është duke zhvilluar procedurat disiplinore me qëllim të zbardhjes së tërë rastit”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Rasti tashmë është konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore e Pejës. Zëdhënësi i Prokurorisë gjegjëse, Shkodran Nikçi, ka thënë për Nacionalen se rasti ka ndodhur javën e kaluar, teksa hetimet janë duke vazhduar.

“Rasti ka ndodhur javën e kaluar. Prokurori i krimeve të rënda ka dal në vendin e ngjarjes, rasti është në fazën e hetimit. Po i presim edhe raportet nga Inspektorati Shëndetësor”, tha ndër tjerash ai për Nacionalen.

Fillimisht për rastin raportoi Indeksonline, që kishte siguruar edhe rrëfimin e babait.

Ky i fundit fillimisht kishte hetuar një refuzim të stafit të spitalit për ta liruar kufomën, teksa tragjedia u konfirmua kur babai veçse pa copëzat e trupit.

Lajme të ngjashme