Raportohet se një gjilanas dhunoi një vajzë, e filmoi dhe më pas e shantazhoi me publikim të pamjeve - NACIONALE

Raportohet se një gjilanas dhunoi një vajzë, e filmoi dhe më pas e shantazhoi me publikim të pamjeve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazeta Sinjali me anë të burimeve ka raportuar për një rast tmerrues të dhunimit.

Një qytetar i Gjilanit dyshohet që e ka detyruar një 21-vjeçare që të kryente marrëdhënies seksuale me të.

Vajza në fjalë thuhet se e ka raportuar rastin në Policinë e Kosovës duke rrëfyer edhe detaje të tmerrshme.

Ajo ka deklaruar se i dyshuari madje edhe ka filmuar aktet e shëmtuara me të, në mënyrë që më pas ta kërcënonte, kushtëzonte e shantazhonte.

Përveç kësaj, sipas dëshmisë së vajzës, i dyshuari i ka kërkuar edhe para vajzës me kusht që të mos i publikonte pamjet.

Siç njofton tutje kjo gazetë, Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë vënë në veprim.

Pas përfundimit të procedurave policore, hetimet po vazhdojnë për veprat penale “Dhunim” dhe “Shantazhim”.

Kujtojmë se ka një rritje të raportimeve të rasteve të dhunimit dhe ngacmimit seksual muajve të fundit në vendin tonë.

Lajme të ngjashme