Afera 15 milionëshe për tenderin me naftë, pushteti hesht: Askush prej VV-së s`flet për falsifikimin e dokumentit të “British Petrol” nga “IP Petrol” - NACIONALE

Afera 15 milionëshe për tenderin me naftë, pushteti hesht: Askush prej VV-së s`flet për falsifikimin e dokumentit të “British Petrol” nga “IP Petrol”

59 minuta më parë

nga NACIONALE

Pushteti i Albin Kurti sërish ka zgjedhur heshtjen ndaj një afere korruptive milionëshe.

Ndonëse kanë kaluar 24 orë nga publikimi i hulumtimit të gazetarit Berat Buzhala, ku konfirmohet falsifikimi i dokumentit të “British Petrol” nga “IP Petrol për ta fituar një tender në vlerë mbi 15 milionë euro, asnjë njeri i pushtetit nuk e ka thënë asnjë fjalë.

Deri me tani, askush prej VV-së nuk ka reaguar për skandal milionësh, ani pse VV-ja kishte ardhur në pushtet në vitin 2021 me “kartën” e luftimit të korrupsionit.

Ndryshe nga pushteti, ka reaguar deputeti i PDK-së, Eman Rahman.

Ai ka bërë me dije se Kosova asnjëherë më parë nuk ka qenë me e korruptuar.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se e vetmja gjë që bashkon sot Kosovën është korrupsioni dhe interesi.

Mirëmëngjesi nga Kosova më e korruptuar se asnjëherë më parë! E vetmja gjë që bashkon sot në vendin tonë është korrupsioni dhe interesi. Korrupsioni kurrë s’ka qenë më i lartë se në këtë pushtet. Edhe në nivelin lokal, nëpër komuna, korrupsioni është më i madh se çdo herë”, ka shkruar ai.

Heshtja e pushteti ndaj kësaj afere korruptive i ka rënë në sy edhe gazetarit Lirim Mehmetaj.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se pronari i kompanisë “IP Petrol”, është i afërt me VV-në.

E pse nuk eshte ka flet kush i Vetevendosjes per qete Shaip Mikullovcin qe paska fitu tendere 15 milione me dokumente te falsifikuara? Cka ju ka bo ky qe po iu tutshi kaq shume? A vec ua ka mbylle gojen me verdhushka? Ani thojshin: s’ka taxhi mo. Jooo taxhi sa t’duash po t’u e hanger iu krejt grazhdin po. Bravo ketij Shaipit hahahahha. Vec pe paramendoj Xhelal Sveclen t’u i thane “Shaip kesaj here te lutem apliko me dokumente origjinale” T’u ia kthy ai: “mshele bre gojen, mos me shqetëso”, ka shkruar ai.

Gazeta Nacionale i ka shkruar e Prokurorisë Speciale për të parë nëse kanë filluar hetimet për këtë skandal. Deri në momentin e publikimit të shkrimit, Prokuroria nuk ka kthyer përgjigje.

Si e falsifikoi “IP Petrol” dokumentin e “British Petrol” për të fituar tender 15 milionë euro?

Gjatë këtij viti, para disa kohësh, AQP-ja, që është Agjencia Qendrore e Prokurimit, e ka hapur tenderin ku i ka ftuar të interesuarit, si IP Petrol, Petrol Company, HIB Petrol dhe të gjithë ata që merren me derivate të naftës, që të konkurrojnë në tender për furnizimin me karburante të veturave publike.

Një prej kushteve që e ka paraqitur vetë AQP-ja për pjesëmarrësit, përveç të tjerave, ka qenë që kompanitë që garojnë në tender për furnizimin me karburante të veturave publike të kenë marrëveshje edhe me një rafineri apo prodhues.

Pra, IP Petrol dhe HIB Petrol është dashur të kenë marrëveshje me gjigantë si BP, OKTA apo OMV, pra me korporata të mëdha që janë rafineri ose prodhues.

Njëri prej operatorëve i ka pyetur autoritetet shtetërore: “A duhet patjetër të jetë rafineria apo mund të jetë dikush prej personave ose përfaqësuesve të autorizuar të rafinerisë?”

Autoriteti është përgjigjur:

Nuk aprovohet. Tenderuesit i kërkohet një garancion, autorizim apo konfirmim nga rafineria ku furnizoheni. Nuk pranohet nga çfarëdo distributori që nuk është rafineri.

Sidoqoftë, as këto sqarime, që janë bërë në rrugë zyrtare dhe me dokumente, nuk i kanë mjaftuar IP Petrolit për ta kuptuar se nuk mund të marrë pjesë në një tender nëse nuk e ka marrëveshjen direkte me njërën prej rafinerive.

Çfarë ka bërë IP Petrol? E ka siguruar një dokument sipas të cilit BP-ja e autorizon Gega Oil në Shqipëri që Gega Oil t’i shesë IP Petrolit në Kosovë.

Kjo, me gjasë, i ka ngritur alarmet te një numër i pjesëmarrësve të tjerë në tender, sepse kanë qenë të bindur se BP-ja, gjiganti britanik, nuk bën marrëveshje të tilla. Me BP-në ose e bën marrëveshjen direkt, ose nuk e bën fare me sekserë, nuk e bën me ndërmjetësues.

Me gjasë, IP Petrol e ka pasur të qartë dhe e ka ditur se çfarë po bënte. Nuk i ka interesuar ligji, nuk i kanë interesuar kushtet e tenderit, të cilat i patë më herët. I ka fituar pesë lote. E ka fituar tenderin në vlerë prej 15 milionë eurosh me këtë dokument, i cili në fund ka rezultuar se është i falsifikuar.

Dokumenti në fund ka rezultuar se nuk është fare i BP-së, sepse personi që e ka nënshkruar, ky Brian Puffer, nuk paska qenë as punëtor i BP-së.

Pra, një skemë pastër kriminale.

"Faleminderit për emailin tuaj. Mund të konfirmojmë se nuk e njohim letrën e përmendur në korrespondencën tuaj dhe po ndërmarrim hapat e duhur në përgjigje. Me respekt, David Smith, BP.", është përgjigjur ai.

Lajme të ngjashme