Fëmijët ukrainas e fillojnë vitin e ri shkollor në bodrume, shkak sulmet ruse - NACIONALE

Fëmijët ukrainas e fillojnë vitin e ri shkollor në bodrume, shkak sulmet ruse

1 orë më parë

nga NACIONALE

Kur fëmijët erdhën në Shkollën Globale në Kiev për fillimin e vitit të ri shkollor të martën, ata hynë drejtpërdrejt në bodrum.

Duke i marrë parasysh sulmet pothuajse të vazhdueshme ndaj kryeqytetit ukrainas ditëve të fundit, shkolla vendosi që nuk ishte më e duhur që nxënësit të shkonin në strehimore nëntokësore kurdo që do të aktivizohej alarmi për sulme ajrore. Në vend të kësaj, ata vendosën që t’i mbajnë orët mësimore aty, raporton televizioni CNN.

Ky është ndryshim domethënës” – u tha shkolla prindërve dhe kujdestarëve në një letër ku u shënua fillimi i vitit të ri shkollor.

“Tani, gjatë një alarmi për sulm ajror, nuk ka nevojë që të vrapohet për askund, të pengohen orët mësimore, ose të pritet me orë për ta rinisur mësimin. Fëmijët tashmë janë aty ku është vend i sigurt dhe shkolla thjesht vazhdon” – thuhet më tej.

Rusia e ka goditur Kievin me atë që tani është sulmi ajror më i gjatë dhe më intensiv kundër kryeqytetit – pikërisht kur familjet ukrainase po përgatiten për fillimin e vitit të ri shkollor.

Sipas të dhënave të televizionit CNN, alarmi për sulme ajrore u aktivizua 60 herë në Kiev mes mesnatës së të enjtes dhe mesditës së të martës, duke zgjatur rreth 47 orë gjithsej. Sipas autoriteteve lokale, së paku 53 njerëz janë vrarë dhe mbi 100 të tjerë janë lënduar në Kiev dhe në rajonin e kryeqytetit gjatë kësaj periudhe.

Autoritetet në Kiev u thanë prindërve që të përgatiten për mundësinë e pengimit të procesit mësimor nga sulmet dhe u bënë thirrje që t’i mësojnë fëmijët e tyre se çfarë të bëjnë gjatë alarmit për sulm.

Lajme të ngjashme