Rahovec: Qytetari raportoi për kanosje, Policia gjen pushkë gjuetie, pistoletë e pushkë ajrore - NACIONALE

Rahovec: Qytetari raportoi për kanosje, Policia gjen pushkë gjuetie, pistoletë e pushkë ajrore

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një rast i kanosjes ishte raportuar në Rahovec.

Megjithatë, pas urdhrit të Prokurorit, në shtëpinë e të dyshuarit ishte gjetur edhe armatim.

Njoftimi:

Më datën 22 dhjetor 2024, Stacioni Policor në Rahovec ka pranuar një raportim lidhur me një rast të kanosjes. Viktima, mashkull i moshës madhore, ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje, i dyshuari, po ashtu mashkull i moshës madhore, e kishte kanosur. Lidhur me ankesën, hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme, pasi kishte dyshime se i dyshuari posedonte armë zjarri në pronën e tij në fshatin Pataqan i Poshtëm të komunës së Rahovecit.

Në konsultim me prokurorin kujdestar, është kryer kontroll në shtëpinë dhe objekteve përcjellëse në pronësi të të dyshuarit.

Gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar:

 Një pushkë gjuetie dhe 25 fishekë,

 Një pistoletë dhe 25 fishekë,

 Një pushkë ajrore dhe

 Një pistoletë për sinjalizim me zë.

Me vendimin e prokurorit kujdestar, ndaj të dyshuarit është iniciuar procedura për veprat penale “Kanosje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe i njëjti është ndalur në mbajtje për 48 orë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë mbetet e përkushtuar për garantimin e sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve, duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për trajtimin e rasteve në përputhje me ligjin.

Lajme të ngjashme