Qytetari gjuan 9 herë me armë në Badoc: Policisë i thotë se ka shtënë për argëtim - NACIONALE

Qytetari gjuan 9 herë me armë në Badoc: Policisë i thotë se ka shtënë për argëtim

2 javë më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës mbrëmjen e kaluar mori informatë për të shtëna në Badoc.

Aty pasi dolën, gjetën 9 gëzhoja. I dyshuari e pranoi se ka gjuajtur me armë, por tha se këtë e ka bërë për argëtim.

Njoftimi:

PËRDORIM I ARMËS /ARMËMBAJTJE PA LEJE

Badovc, Prishtinë / 02.04.2024 – 20:00. Njësia policore i është përgjigjur një informate për të shtëna me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë hasur në të dyshuarin nga i cili kanë sekuestruar një pistoletë dhe një thikë. Po ashtu në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 9 gëzhoja. I dyshuari gjatë intervistimit e ka pranuar se ka shtënë me armë për argëtim. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.

Lajme të ngjashme