Pushteti i Kurtit konsolidon “kapjen” e Universitetit: Njeriu i VV-së zgjidhet drejtor i Buxhetit dhe Financave në UP - NACIONALE

Pushteti i Kurtit konsolidon “kapjen” e Universitetit: Njeriu i VV-së zgjidhet drejtor i Buxhetit dhe Financave në UP

1 orë më parë

nga NACIONALE

Partia në pushtet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që dikur kritikonte të tjerët për kapje të institucioneve, tani e ka kthyer në praktikë dhe punë të zakonshme vendosjen e njerëzve të saj në pozita kyçe.

Kësaj radhe, partia e Kurtit e ka rehabilituar përkrahësin dhe aktivistin e saj, Fatlum Osmanin, në pozitën e drejtorit për Buxhet dhe Financa në Universitetin e Prishtinës.

Fillimisht, Osmani kishte shërbyer si drejtor i Financave në Komunën e Podujevës.

Në dokumentin që ka siguruar Gazeta Nacionale, Fatlum Osmani tashmë figuron si kandidati i përzgjedhur në pozitën e drejtorit për Buxhet dhe Financa, me 87.50 për qind të pikëve në rezultatin përfundimtar.

Osmani njihet si njeri i afërt me eksponentët e VV-së, ndërsa vazhdimisht ka bërë tifozllëk në llogari të partisë tashmë në pushtet.

Në rrjetet sociale ai ka edhe fotografi me zyrtarë të lartë të VV-së, që dëshmojnë afërsinë e tij me këtë subjekt.

Siç mund të shihet më poshtë, në njërën prej fotografive të tij me Halil Thaçin e VV-së, i zgjedhur së fundmi kryetar i Obiliqit.

Osmani ka shërbyer edhe në degën e VV-së në Podujevë.

Premtimi për t’i dhënë fund praktikës së “kapjes së shtetit” nga Kurti dhe partia e tij është zëvendësuar me një tjetër realitet ku njerëzit e afërt me pushtetin sistemohen në pozita institucionale, ndërsa meritokracia mbetët vetëm fjalë boshe në retoriken e dikurshme dhe të tashme të VV-së.

Lajme të ngjashme