Populli në Viber preferon Zemajn e LDK-së për ministër të ri të Shëndetësisë, Arben Vitia merr veç 7% - NACIONALE

Populli në Viber preferon Zemajn e LDK-së për ministër të ri të Shëndetësisë, Arben Vitia merr veç 7%

1 vit më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Rifat Latifi ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të shëndetësisë, detyrë të cilën e ushtronte tash e gati 11 muaj.

Ky lajm mori dhenë përgjatë mbrëmjes së sotme, me qindra komente që vërshuan pas largimit nga kolltuku më i rëndësishëm i dikasterit të shëndetësisë në vendin tonë.

Menjëherë pas publikimit të lajmit, Gazeta Nacionale në grupin e saj në platformën "Viber" e ku numëron më shumë se 11 mijë anëtarë, ka pyetur se kush duhet të jetë pasardhës i Latifit në krye të MSh-së.

Nga 271 vota sa u numëruan deri në momentin e ndalimit, 147 ishin për ish-ministrin e shëndetësisë, Armend Zemaj, ose 54 për qind e të anketuarve.

Distanca mes Zemajt dhe pozitës së dytë ishte goxha e madhe. Aty u renditë Bekim Haxhiu i PDK-së.

Në anën tjetër, Arben Vitia nuk mori më shumë se sa 7 për qind të pjesëmarrësve në këtë sondazh.

Përqindje mjaft të respektueshme morën dyshja e Guxo, Haxhi Avdyli dhe Burim Meta, me nga 2%.

Kjo përqindje megjithatë është më e lartë se ajo e partisë së tyre në sondazhet e fundit.

Kujtojmë se edhe ju mund të bëheni pjesë e grupit të Nacionales në Viber duke klikuar KËTU, ndërsa më poshtë gjeni edhe sondazhin e plotë të mbrëmjes së sontme.

Lajme të ngjashme