Policia e rrethon si hapësirë krimi vendin ku Murati u ''ngjyros'' me miell nga PSD
Partia Socialdemokrate (PSD) sot ka zhvilluar një aksion simbolik, duke i hedhur miell ministrit të Fnancave, Hekuran Murati.
Në vendin e ngjarjes, policia ka vendosur shirita duke e rrethuar hapësir krimi, vendin ku u mbajt aksioni i PSD-së.

Ndërkaq, PSD më herët publikoi videon ku Murati shihej i zbardhur nga mielli që u hodh ndaj tij.
“Nuk mund të normalizohet lufta e pa precedentë që Hekuran Murati u ka shpallur punëtorëve. Prandaj, aksion, ndërhyrje, rezistencë” – ka shkruar kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj.
Vlen të theksohet se ky aksion, vjen pasi Ministria e Financave ende s’i ka proceduar pagat e muajit gusht për punëtorët publikë.
Kjo si rezultat i grevave qe po organizohen nga Bashkësia e Sindikatave të Pavarura të Kosovës.
