Policët tentojnë ta ndalojnë një të dyshuar, ai ua drejton armën dhe ik nga vendi i ngjarjes - NACIONALE

Policët tentojnë ta ndalojnë një të dyshuar, ai ua drejton armën dhe ik nga vendi i ngjarjes

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Vushtrri ka ndodhur një rast i kanosjes.

Njësitet policore kanë tentuar ta ndalojnë një person të dyshuar. E ky i fundit ua ka drejtuar armën policëve.

Njoftimi:

KANOSJE

Vushtrri 16.01.2024 – 15:00. Njësitë policore gjatë tentimit për ta ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, i njëjti është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ku gjatë ikjes ua ka drejtuar zyrtarëve policor armën. Në konsultim me prokurorin është kontrolluar lokacioni i të njëjtit por i njëjti nuk është hasur. Rasti i referohet hetuesisë për procedura të mëtejme hetimore.

Lajme të ngjashme