S’kryen punë as sindikalistja nga Brukseli, s’ka marrëveshje mes SBAShK-ut e Kurtit - NACIONALE

S’kryen punë as sindikalistja nga Brukseli, s’ka marrëveshje mes SBAShK-ut e Kurtit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ka përfunduar takimi i dytë mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryesindikalistit të arsimit, Rrahman Jasharaj, ku e pranishme ishte edhe kryetarja e Sindikatave e Unionit të Sindikatave Evropiane, Susan Flocken. Megjithatë, s’ka marrëveshje.

Vetë Jasharaj, në një konferencë për media pas takimit bëri të ditur se Qeveria s’i ka ndërruar qëndrimet.

“Sot takimi ishte i dedikuar zonjës Flocke, ishte një takim që ne shpresuam që Qeveria do të ndërrojë kahje, qëndrimin. Takimi sihte në gjuhën angleze dhe shumë gjëra nuk kam mundur të kuptoj, por as zonja Flocken me gjithë argumentet, mbështetjen, Qeveria nuk ka ndërruar qëndrimet e veta”, tha Jasharaj.

Tutje, ai pati edhe një premtim. Jasharaj tha se asnjë takim tjetër me kryeministrin Kurti nuk do të mbahet pa praninë e mediave.

“Asnjë takim me të tjetër nuk do të mbahet pa mediat, ky ishte takim i sponzorizuar nga Brukseli”, tha ai.

Tri javë, ende grevë

Mësimi parashihej që të fillonte fiks para tre javëve. Kurti e Jasharaj u takuan për herë të parë prej shpalljes së grevës, para një javë.

Për rreth dy orë, ata biseduan, por nuk arritën ndonjë marrëveshje. Pavarësisht se SBASHK-u është tregua i gatshëm për kompromis, Qeveria është e bindur pakoja ekonomike e prezantuar, kryen punë.

Sapo dolëm nga një takim shumë kohë i pritur me kryeministrin Kurti, ministren Nagavci dhe ministrin e Financave, Murati. Takimi ishte goxha i gjatë. Të dyja palët i kanë thënë gjërat e veta. Ua rikujtuam gjërat tona ligjitime e kërkesat. Ata na treguan për angazhimet. Takimi ishte përmbajtësor, por për momentin nuk kemi ndryshime. Qeveria qëndron në deklaratat lidhur me pakon. Ne qëndrojmë me kërkesat tona, që të ndikojmë pozitivisht në ligjin e pagave. Ne insistuam që shuma e përmendur, që nuk është pranuar nga askush, të lëvizë. Ishim të gatshëm të bëjmë ndonjë kopromis, por qeveia mbeti te shuma e proklamuar e pakos. Por e mira në këtë situatë është që filloi dialogu”, kishte thënë Jasharaj.

Kurti në anën tjetër, dha deklarata pas takimit për të cilat mori shumë kritika.

Kurti e shfrytëzoi edhe një mënyrë të tillë të shprehjes dashamirëse nga Jasharaj për ta lidhur me nënkuptime nepotiste megjithëse kërkesat ishin për punëtorët e sektorit publik që ai përfaqëson.

“Më thoshin, na ndihmo si vëlla. Si vëlla të ndihmoj privatisht. Por, unë jam kryeministër. Dhe ka kalu koha kur kryeministrit bëhen vëllezër. (Ka kalu koha) Kur kryeministri të ndihmon si vëlla. 80% të punëtorëve në Kosovë janë të sektorit privat, ata e mbushin buxhetin. 20% janë të sektorit publik”, ishte shprehur Kurti.

Përplasja me Rrahman Jasharajn

Figura që më së shumti është “goditur” nga qeveria dhe mazhoranca javëve të fundit, është ajo e kreut të SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, i cili deri tani nuk është lëkundur nga pozicioni i tij: se mësuesve duhet t’u takojnë nga 100 euro deri në miratimin e Ligjit për Paga.

Mirëpo “kokëfortësia” e Jasharajt shpeshherë është kritikuar, etiketuar e linçuar nga pushteti dhe persona nga partia në pushtet. Madje, akterë brenda VV-së e kanë etiketuar edhe si njeri që ka bashkëpunuar me Serbinë.

Ishte “ideologu” i VV-së që kishte shkruar një status, gjoja se Jasharaj ka qenë në listë të një partie serbe.

Madje, deklarata e Hoxhës e kishte lënduar kreun e SBAShK-ut, teksa në një prononcim për gazetën Nacionale ishte shfaqur i emociouar, me lot, duke thënë se kjo është fyerja më e madhe që i ka ndodhur. Për këtë deklaratë Hoxha kishte kërkuar falje më pas.

Mirëpo krejt këto përplasje mes qeverisë dhe SBAShK-ut mund të marrin fund sot, nëse takimi me Kurtit dhe Jasharajt do të prodhojë një rezultat, që e nënkupton fillimin e procesit shkollor.

Lajme të ngjashme