Kurti me paranoja në Kuvend – Akuzon SBAShK-un dhe ia përdorë sërish fjalën vëlla Jasharajt - NACIONALE

Kurti me paranoja në Kuvend – Akuzon SBAShK-un dhe ia përdorë sërish fjalën vëlla Jasharajt

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka hedhur akuza të rënda ndaj partive në opozitë dhe kryetarit të Sindikatës së Arsimit.

Ai sërish e ka përdorur fjalën që ia tha Rrahman Jasharaj gjatë takimit, ndihmomë si vëlla.

“Nuk është e vëtetë që me SBAShK-un kam pasur marrëveshje më herët. E vërteta është e kundërta. Më datën 5 qershor 2017, gjashtë ditë përpara, SBAShK-u me PAN-in pat bërë memorandum bashkëpunimi. Ata e kanë pasur bashkëpunimin atëherë me atë që e kanë edhe tani. Mbështetja opozitare për grevën tregon për çka bëhet fjalë. Pak a shumë është mënyra e njëjtë me ato 30% të Trustit. Ndihmom si vëlla, na ndihmom të dalim prej krize si vëlla, ami 100 euro”, deklaroi kryeministri Albin Kurti.

“Me udhëheqësit e Sindikatave kemi pasur takime të vazhdueshme. Janë zhvilluar mbi 30 takime. Me krerët e SBASHK-ut, takohet ministrja e Arsimit, me ata të BSPK-së takohem unë. Nuk është problemi te mungesa e komunikimit, apo inati, por kemi mospajtim themelor. Jam i bindur që në këtë krizë duhet të dalim me pakon që e mundëson përballjen me inflacion, e jo kërkesave partikulare derisa të votohet Ligji për Pagat”, theksoi Kurti.

Lajme të ngjashme