Pasi u kapën me fjalë, dy të dyshuar në Komoran bëhet për spital duke u rrahur: Policia jep detaje
Dy persona janë arrestuar në Komoran.
Sipas Policisë, pas një mosmarrëveshje verbale, ata janë rrahur fizikisht. Të dy kanë kërkuar ndihmë në spital, e më pas janë dërguar në mbajtje.
Njoftimi:
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Komoran, Gllogoc /01.04.2024-22:55. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje verbale janë rrahur mes vete dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore. Dy të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.