Ngacmimi seksual i nxënëses nga mësuesi, Prokuroria: kemi ngritur aktakuzë - NACIONALE

Ngacmimi seksual i nxënëses nga mësuesi, Prokuroria: kemi ngritur aktakuzë

3 vjet më parë

nga Blendrita Avdiu

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka dhënë detaje të reja lidhur me rastin ku raportohet se është suspenduar një mësues në Vushtrri mbi dyshimin e ngacmimit seksula ndaj një të miture në shkollë.

Prokuroria e Mitrovicës në një prononcim për Nacionale ka thënë se Mitrovicë ka pranuar kallëzimin penal ndaj personit me iniciale F.K., për veprën penale "Ngacmimi seksual".

Ata kanë thënë se rasti është trajtuar, duke shtuar se janë zhvilluar hetimet kundër të dyshuarit, dhe siç thonë ata, pas hetimeve me datë 20 dhjetor 2022 kundër të pandehurit është ngritur aktakuzë në drejtim të veprave penale "Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike" dhe "Ngacmimi Seksual ".

Lidhur me kërkesën tuaj njoftoheni se Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka pranuar kallëzimin penal ndaj personit me iniciale F.K., për veprën penale "Ngacmimi seksual". Rasti është trajtuar, janë zhvilluar hetimet kundër të dyshuarit, dhe pas hetimeve me datë 20 dhjetor 2022 kundër të pandehurit është ngritur aktakuzë në drejtim të veprave penale "Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike" dhe "Ngacmimi Seksual "”, thonë nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës për Nacionale.

Lajme të ngjashme