Marramendëse: Trump nuk shkroi asgjë pasi iu rikthye llogaria në Twitter, por merr dhjetëra miliona ndjekës - NACIONALE

Marramendëse: Trump nuk shkroi asgjë pasi iu rikthye llogaria në Twitter, por merr dhjetëra miliona ndjekës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish presidentit amerikan Donald Trump i është rikthyer llogaria në rrjetin social Twitter, pas marrjes së kontrollit nga miliarderi kontrovers Elon Musk.

Megjithatë, përkundër që nuk ka bërë as edhe një postim të vetëm deri tash, z. Trump ka shtuar mbi 86 milionë ndjekës për vetëm disa orë.

Ndërkohë, kur iu lëshua llogaria ai kishte fare pak ndjekës.

Po ashtu, atij vazhdimisht po i rritet edhe numri i pëlqimeve në postime që janë bërë më 8 janar 2021, ose gati dy vjet më parë.

Z. Trump nuk ka postuar ende derisa vazhdon aktivitetin e tij e ka shtrirë tash e sa kohë në rrjetin social Truth Social.

“Nuk shoh asnjë arsye për këtë (të kthehem në Twitter),” – tha ish presidenti Trump kur u pyet nëse donte të rikthehej në këtë rrjet social.

Ai ka thënë se do të mbetej në platformën e tij Truth Social.

Duhet theksuar që para se Trumpit t'i hiqej llogaria, ai kishte pasur mbi 88 milionë ndjekës.

Trumpit i ishte hequr llogaria pasi ishte vlerësuar se po përdorte gjuhë nxitëse pas trazirave në Kapitol më 6 janar 2021, ku pretendonte në mënyrë të pambështetur se i ishin vjedhur zgjedhjet.

Lajme të ngjashme